doogee 5x max pro-detaje-karakteristikat
Lajmet e fundit

Doogee X5 Max Pro 📱 : Celular 4G qe kushton me pak se…

Jeni duke kërkuar një celular që nuk kushton shumë? Ju nevojitet një celular i dytë për punë? Hidhini një sy këtij Doogee 5X Max Pro. Doogee zgjeron familjen e celularëve me modelin e ri, një smartphone me çmim të ulët (lowcost). Prodhohet në dy versione: më ekonomikë i pajisur me 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme, dhe tjeri më i shtrenjtë me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Një celular ky pa shumë pretendime, është perfekt për ata që janë të interesuar kryesisht në biseda dhe rrjetet sociale (si Facebook, WhatsApp, Instagram, Telegram), shfletimin e internetit dhe  përdorimin normal të kameras.

Sistemi operativ është Android 6.0 i përshtatur për celularin (e njëjta që përdorin versionet e tjera të telefonave Doogee). Versioni për të cilin do flasim është ai prej 16GB memorie të brendshme me 2GB RAM.

Brenda kutisë do të gjeni vetëm gjërat thelbësore, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që janë:

  • Kablli USB-microUSB dhe ushqyesi i korrentit (5V 1A)
  • Celulari Doogee X5 max Pro
  • Manual përdorues

Përshtypjet e para janë ato që keni në duar një telefoni tërësisht prej materialeve plastike. Dimensionet e telefonit janë 140 x 70 x 10 mm (nuk është shumë i hollë, le të themi). Pesha totale është 168gr pa bateri ose 190gr pajisur me bateri.

Lexo skeden teknike te plote këtu

Kamera, Ekrani dhe Fingerprint

Gjejmë në pjesën e përparme një kamera 5MP, ekran IPS 5″ me rezolucion HD 720p dhe në fund gjejmë butonat Android (nuk kanë vibracion dhe as dritë). Ekran ka funksionin (si celularët LG) që mund të zgjohen me një trokitje të lehtë të dyfishtë. Mbrapa gjejmë lexuesin e gjurmëve të gishtave (fingerprint), kamera 8MP (interpoluar) dhe LED flash.

Lexuesi i gishtave ka funksionin e njohjes për të zhbllokuar telefonin dhe gjithashtu na lejon një funksion shtesë. Mund të rrëshqasim faqet në ekran (nga e djathta në të majtë) vetëm nëse telefoni është i zhbllokuar, thjesht duke e prekur.

Butonat, kufjet dhe kasat e audios

Si në 90% të celularëve në treg anash gjejmë butonin e fikjes/ndezjes dhe ato të uljes dhe ngritjes së volumit. Në pjesën e sipërme është jack-u i kufjeve dhe porta USB për karikim ose për të shkëmbyer file me funksionin OTG. Poshtë gjejmë kasat e audios dhe mikrofonin për zërin.

Karakteristikat

Hapim pjesën e pasme të telefonit dhe gjejmë baterinë e lëvizshme prej 4000mAh, dhe në pjesën e sipërme tre slot. Një për microSIM, një për Nanosim dhe më në fund një për kartën microSD (mbështet deri në 32GB , sugjerojmë klasën 10). Celulari ka 16GB memorie të brendshme, 2 prej të cilave janë të angazhuar nga sistemi operativ, prandaj keni vetëm 14GB të lira.

Karakteristikat kryesore janë:

  • CPU: MediaTek MT6580 64bit
  • RAM: 2GB
  • Rrjeti: 4G
  • Ekrani: 5 “IPS HD
  • Kamera: 8MP
  • Bateria: 4000mAh
  • OS: Android 6.0

Lexo skeden teknike te plote këtu

Çmimi

Çmimi është thjesht spektakolar. Për më pak se €80 jeni në gjëndje të bleni një celular me karakteristika shumë të mira. Nëse ky celular do kishte emrin LG ose Samsung do shitej për jo më pak se €200. Nëse dëshironi ta bleni, kliko tek imazhi i mëposhtëm dhe do kaloni direkt tek faqja e GearBest.

Rezultati final Doogee 5x Max Pro

Kërkoni një celular që nuk kushton shumë ▶ BLIJENI

Nëse ju nevojitet një celular i dytë ▶ BLIJENI

Ju nevojitet një celular që të zgjasi për më shumë se 2 vite ▶ MOS E BLINI

Problemi i vetëm i këtij Doogee 5X Max Pro është procesori Mediatek. Të gjithë celularët që kemi patur nën duar me këto lloj proçesorësh pas 2 vitesh përdorim bëhen shumë të ngadaltë. Mos harrojmë dhe materialet plastike! 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

17 thoughts on “Doogee X5 Max Pro 📱 : Celular 4G qe kushton me pak se…

    1. Tek htc modeli me i mire eshte htc u11 plus,tek xiaomi mi mix 2 kurse soni xz dhe xz1.Keto modele jane me te mirat e ketyre tre kompanive dhe perdorin procesor qualkom.Eshte e vertet edhe ajo qe ka telefona qe kushtojne rreth 400€ me procesor mediatek p.sh modelet xa1 te cilat jane te fashes se mesme

    2. Keni të drejtë të dy. SoC Mediatek ka edhe të celularët e mesëm/lartë por problemi tek shumica e këtyre celular është sinkronizimi me sistemin operativ! Në fakt Mediatek me Xiaomi nuk është keq dhe përdoret akoma pas 12/18 muajsh. Mediatek me 90% të celularëve pas 12/18 muajsh është i papërdorshëm.

    3. Tek meizu Mediatek gjithmone jep me te miren sepse ka nje pershtatshmeri te hatashme me sistemin operativ Flyme. Shume prej soc te mediatek demonstrojne performance shume te mire megjithe jane ekonomik. E verteta eshte se Mediatek nuk ka bere permiresime shume sa i perket pershtatjes por shumica e prodhuesve te vegjel por dhe atyre deri diku te konsiderueshem ne treg perdorin sherbimet e Mediatek megjithese Qualcom eshte shume me lart, mediatek paraqet nje shanc me shume dhe eshte nje zgjidhje e zgjuar per shume nga prodhuesit e rinj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.