Sapo u zbuluan te dhena interesante mbi HONOR NOTE 9 • ose.al

0
152
views

Dalin te dhenat e para mbi Honor Note 9:

Vetem nje vit me pare kompania Huawei solli ne treg celularin Honor Note 8. Ky dispozitiv pati mjaft sukses sidomos per shkak te raportit çmim / kualitet. Mendohej se Honor do te hidhte ne treg kete vit nje trashegues te Honor Note 8. Per fat te keq nuk ka ndodhur keshtu deri ne keto momente.

Mbetet shpresa qe Honor Note 9 te prezantohet ne eventin IFA 2017 qe do te mbahet ne shtator. Deri tani te dhenat qe rrjedhin nga informatoret prane kompanise kineze jane te shumta. Te gjitha indiciet çojne ne vertetesine e prodhimit te Honor Note 9.

Si fillim mendohet se Honor Note 9 do te kete nje super ekran prej 6.6”. Do te jete me shume mundesi nje ekran i tipit “edge to edge”, pra pa korniza anesore.

honor note 9

Sipas te dhenave, fotokamera e celularit do te jete e tipit “dual camera.” Supriza ne kete aspekt do te kete te beje me kapacitetin e sensoreve: dy sensore nga 12 MP secili.

Nje aspekt gjithashtu i mirepritur do te ishte dhe konfirmimi i kapacitetit te baterise: 4600 mAh. Kjo bateri do ta kthene Honor Note 9 ne phabletin me autonomi me te larte ne treg. Bateria e ketij kapaciteti mund te siguroje nje dite e gjysme pune me perdorim intensiv te normalizuar.

honor note 9Zemra e dispozitivit do te jete procesori Kirin 965. Ky procesor akoma nuk eshte zyrtar, por mendohet se do te jete pasardhesi i denje i Kirin 960.

Per sa i perket shpejtesise dhe memories, mendohet se Honor Note 9 do te vije me te pakten 6 GB RAM dhe 64 GB Memorie ROM. Kjo e fundit natyrisht e zgjerueshme me Micro SD.

Siç e permendem me pare, shpresa eshte qe ky phablet i mrekullueshem te prezantohet ne Shtator. Por edhe nese eshte keshtu, ne tregun Europian do te shitej nga fundi i vitit.

 

.copyright © ose.al

 

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.