detajet mbi ipad pro 2017
Lajmet e fundit Recensione Tablet

Detajet mbi iPad Pro 10.5” dhe 12.9” – risite dhe karakteristikat teknike | ose.al

iPad Pro 10.5” dhe 12.9”, prezantimi :

Apple sapo hodh ine treg versionet e fundit te iPad Pro, me prezantimin e kryen ne “Worldwide Developers Conference” (WDC). iPad Pro 12.9” perben nje version te ri dhe azhornuar te iPad Pro prodhim i vitit 2015. Ndersa modeli me i vogel me ekran 10.5” eshte nje version i ri i modelit iPad Pro te vitit 2016. Ndrysha nga c’ka mendohej, ne impakt te pare vihet re qe qe tasti “Touch ID” vazhdon te ndodhet ne pjesen e poshtme te kornizes frontale. Mbetet pra nje tast fizik, dhe nuk eshte i integruar ne ekran.

Por ajo qe ka rendesi, eshte qe ka shume ndryshime qe kane ndodhur ne nivel hardware dhe software. Le ti shikojme se bashku:

Ekrani:

ipad-pro-ekrani

Para se gjithash, duhet thene qe gjate prezantimit ekranet e iPad Pro u etiketuan nga Apple si “ekranet me te avancuara ne planet“. Ato tashme suportojne nje game ngjyrash masive. Kjo do te thote qe vijne me teknologjine fantastike HDR. Por nga ana tjeter ekrani ofron dhe nje nivel ndricimi ndjeshmerisht me te larte se paraardhesit, duke arritur ne thuajse 600 nits. Gjithashtu rrezatojne pak, dhe per rrjedhoje kane nje reflektshmeri shume te ulet.

Risia me e madhe e ekranit ka te beje me ate qe Apple e quan “ProMotion“. Me pak fjale, ekrani suporton nje frekuence “refreshi” deri ne 120 Hz, por mund te ulet ne nivele me te vogla ne rast se duhet konservuar bateria.

Gjithashtu ekrani i ri punon shume me mire me “Apple Pencil” (lapsi dixhital). Ne kete moment, lapsi dixhital i Apple ofron nje precision prej 20 ms. Eshte maksimumi i arritur ne nivel boteror, duke thyer keshtu konkurencen e kompanive te tjera perfshi Samsung, Google dhe LG.

Nga ana tjeter, dhe sistemi i ri operativ iOS 11 do ti jape ekranit te iPad Pro 2017 funksione te reja mjaft interesante. Funksioni me inovativ eshte “Instant Note“, pra mundesia e shenimit te promemorieve apo shkrimeve te ndryshme direkt mbi ekranin e bllokuar. Mundeson gjithashtu dhe vizatimin brenda aplikacioneve te ndryshme si Notes dhe Mail.

Hardware:

hardware ipad pro

iPad Pro te 2017 vihen ne jete nga chipset i ri A10X Fusion. Vini re, permireson performancen e procesorit me 30 % duke e krahasuar me gjeneraten paraardhese te Apple. Por dhe performanca grafike eshte permiresuar ndjeshem, duke arritur deri ne 40% me mire ajo e paraardhesit. Chipseti i ri i procesorit ka nje konfigurazion me gjashte berthama (Six-core), tre te ulta dhe tre te larta qe aktivizohen dhe c’aktivizohet ne menyre korale ne baze te punes qe po kryen procesori.

Fotokamera eshte permiresuar ndjeshem, dhe ka te njejtin “setup” me ate te iPhone 7 (kujdes, jo me ate te iPhone 7 Plus). Kjo do te thote qe karakteristikat e Top Classit aktual te Apple do te jene te prekshme dhe ne tabletin e ri iPad Pro.

Apple gjithashtu ka premtuar qe iPad Pro i ri do te kete te pakten 10 ore autonomi baterie ashtu si paraardhesit e tij. Nje ndryshim i madh lidhet me memorien disk, qe eshte rritur ne krahasim me paraardhesit. Minimumi i iPad Pro 2017 vjen me 64 GB, ndersa versionet e tejera kane 256 GB dhe 512 GB. 

 

Software:

Tableti i ri i Apple do te tregetohet fillimisht me iOS 10, por azhornimi ne iOS 11 do te jete i menjehershem me daten e hedhjes ne treg. Ky eshte nje lajm shume i mire, sepse versioni i ri iOS do te sjelle risi teper interesante per linjen iPad. Ketu nenvizojme kryesisht funksionin e shumepritur “Split Screen Multitasking”, qe do te mundesoje parimisht ndarjen e ekranit ne dy pjese te ndryshme me funksionalitete te ndryshme. Nuk ka akoma shume informacion per kete funksion, por sapo te jete e mundur do t’ju azhornojme.

detajet mbi ipad pro

Por ajo qe do te terheqe vemendjen e perdoruesit menjehere do te jete nderfaqja e re me mundesi per tu personalizuar! Kemi te bejme me nje permiresim epokal per Apple, qe do te lejoje akses te shpejte ne aplikacionet me te perdorura.

Do te jene pjese e iOS 11 dhe funksione te tjera si ARKit, lidhur me realitetin virtual. Ky funksion do te ktheje iPad Pro 2017 ne dispozitivin me te madh me realitet virtual ne bote aktualisht. Gjithashtu do te kete funksione dhe permiresime te reja dhe interesante te SIRI, App Store, Apple Pay etj.

 

Cmimi dhe hedhja ne treg:

Ka nisur ne fakt qe nga keto momente mundesia e prenotimit te iPad Pro ne te gjitha versionet. Transporti do te filloje javen tjeter, ne fillim me versionet e vogla 10.5” qe do te kene nje cmim prej $ 649, dhe me pas me versionin e madh 12.9” qe do te vije me nje cmim prej $ 799. Natyrisht duhet pare se si cmimet do te ndryshojne ne shtete te ndryshme te botes. Duhet thene se modelet qe do te kene dhe funksionin “telefon”, pra me karte, do te kushtojne respektivisht $ 779 dhe $ 929. 

Apple gjithashtu ka vendosur qe kete linje iPad Pro ta hedhe ne treg me disa akessore, si nje USB C-type, Ndricues, Lexues carte SD dhe nje adaptues USB per kamera. Ndersa ne vecanti do hidhet ne treg dhe nje tastiere smart e plote, qe do te suportoje mbi 30 gjuhe te botes.

Foto:

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.