ZYRTARE GALAXY S9
Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Online disa detaje mbi Samsung Galaxy S9

Online disa detaje mbi Samsung Galaxy S9

Samsung Galaxy S9 thuhet se do ti nënshtrohet prodhimit këtë dhjetor. Rrjedhja më e fundit është vënë në internet nga Slashleaks e cila na jep një ide në lidhje me karakteristikat bazë të smartphonit të ardhshëm. Këto detaje mbi Samsung Galaxy S9 nuk janë të konfirmuara nga vetë Samsungu por me shumë mundësi janë të vërteta. Slashleaks është i njohur në botën e informacioneve teknologjike, duke qenë një nga informatorët më të saktë në rrjet.

detaje mbi Samsung Galaxy S9

Siç mund të shihni nga imazhi i mësipërm, Samsung Galaxy S9 do të shfaqë një ekran prej 5.77″, i cili do të shfaqet me Infinity display si edhe paraardhësit e tij.

Përsa i përket CPU Samsung i beson plotësisht Qualcomm-it dhe me shumë mundësi brënda trupit të S9 do gjejme proçesorin më të fundit Snapdragon 845.

Përveç kësaj, Galaxy S9 do të shfaqë opsionet e zakonshme të lidhjes si GPS, WiFi, etj.

Lexo edhe: Live Test i Samsung Galaxy Note 8 në Tiranë

Sipas raporteve të mëparshme, Samsung ka qenë duke zbatuar një skaner të gjurmëve të gishtave nën-ekran, por është vendosur që mos të realizohet. Galaxy S9 do të lëshohet në prodhim në dhjetor. Ai do të lansohet në tregun ndërkombëtar në tremujorin e parë të vitit 2018.

detaje mbi Samsung Galaxy S9

Samsung solli Infinity Display në Galaxy S8, i cili ndryshoi metodologjinë e projektimit të prodhuesve të celularëve në mbarë botën. Çfarë Samsung do të sjellë në shitje me smartphonin e saj të ardhshëm? Vetëm koha do të tregojë. Shikoni këtë hapësirë ​​për më shumë!

ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.