Celulare Lajmet e fundit

[FOTO] Data e prezantimit NOKIA 9 dhe rikthimi i superfuqise!

[Perditesim 19/12/2017]

Vijne lajme mjaft interesante mbi smartphonin Europian Nokia 9. Nje “rumor” qe vjen nga Kina, ku natyrisht jane fabrikat kryesore te prodhimit te smartphoneve, thote qe Nokia 9 do te prezantohet ne muajin Janar 2018. Agjensia HDM dihet tashme qe do te kryej nje event ne daten 19 Janar, dhe me shume mundesi Nokia 9 do te jete “ylli” i kesaj shfaqjeje. Por perveç prezantimit te Nokia 9, me shume mundesi do te prezantohet dhe gjenerata e re e Nokia 8. Te dy celularet fillimisht do te jene te dedikuar per tregun kinez, e me pas per tregun boteror. Nuk ka informacione zyrtare per çmimin, por mendohet se Nokia 9 do te kushtoje rreth 3.669 Yen ose 560 $ per versionin 6 GB RAM / 64 GB ROM dhe 635 $ per versionin 6 GB RAM / 128 GB ROM. Ne aspektin teknik flitet per nje ekran 5.5” QHD dhe panel me raport 18:9. Procesori do te jete nje SnapDragon 845. Fotokamera me setup “dual camera” mendohet do te jete me te vertete surprizuese. Per fat te keq Nokia 9 nuk do te kete jack 3.5mm nderkohe qe do te jete rezistent nga uji dhe pluhurat me çertifikim IP 67. Stay tuned….😍

LEXO EDHE: HMD prezanton Nokia 2

Foto nga Nokia 9

Nokia 9 kthehet të jetë protagonist i thashethemeve dhe imazheve të reja, të parashikuara këtë herë nga krijuesit e cover, të cilët, siç ndodh shpesh, zbulojnë dizajnin e pajisjeve përpara se të shpallen zyrtarisht. Nokia 9-foto Të dy paraqitjet janë shfaqur në faqen Amazon.com, dhe pavarësisht nga cover-i që fsheh pjesërisht formën e trupit, duket se nuk ka dyshim për praninë e një ekrani të madhë me skajet e lakuara në anët (Samsung 🤔🤔). Veçanërisht mund të shikojmë edhe kornizat e vogla që tani janë një normalitet mes modeleve më të larta në treg.

Edhe dizajni i pasëm kombinon në mënyrë të përkryer në foto, duke i lejuar kamerës të paraqitet mrekullisht me një strukturë vertikale nën të cilin ndodhet sensori i gjurmëve të gishtave.

Sipas informatave që qarkullojnë deri më tani, Nokia 9 duhet të ketë ekran 5.5″ QHD (nuk e dimë ende nëse AMOLED), SoC Snapdragon 835, 6 / 8GB RAM, 128GB magazinim dhe certifikim IP67.

Thashetheme që duhen të konfirmohen së shpejti, pasi nuk duhet të mungojë shumë nga prezantimi i këtij ylli të ri të rangut të lartë prodhuar nga HMD.

ose.al – shtëpia e teknologjisë

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.