xiaomi mi mix 2s-foto2 (1)
Celulare Lajmet e fundit

Dalin fotot: Xiaomi MI MIX 2S pritet te jete spektakolar me design te ri!

[Përditësim 12/02/2018]

Prezantimi zyrtar tani duhet të jetë i afërt pasi është caktuar një ngjarje në MWC eardhshëm në Barcelonë. Në faqen kineze Weibo u zbuluan në orët e fundit çfarë specifikimet kryesore teknike të pajisjes së re që duket se ka karakteristika të rëndësishme.

Le të fillojmë me trupin e bërë tërësisht prej qeramike me një ekran pa korniza prej 5.99 inç.

Xiaomi Mi Mix 2S, me sa duket, do të mundësohet nga një procesor Snapdragon 845, një nga zgjidhjet më të mira aktualisht në tregun e smartfonëve.

Ky chipset do të mbështetet nga një RAM prej 8 GB dhe 256 GB memorie të brendshme. RAM-i, pra, është më e lartë se ajo që kishte dalë para disa javësh. U tha se do të ishte 6 GB. Në anën e pasme kamera ka një lente të dyfishtë 12MP dhe një zmadhim optik.

Poshtë ekranit do të gjeni një lexues të gjurmëve të gishtave që duhet të sigurojnë siguri maksimale për të dhënat e përmbajtura brenda pajisjes.

[Artikull i shkruar më 07/02/18]

Per here te pare pranohet mundesia qe kompania Xiaomi te nxjerre ne shitje nje tjeter version te serise Mi Mix. Behet fjale per “vellain e madh ” te celularit Mi Mix 2, i cili pati shume sukses ne shitje per shkak te karakteristikave mjaft te mira dhe sidomos super design-it te tij.

Ne websitin “AnTuTu” ku maten benchmark te te gjitha llojeve te celulareve prezent ne treg dhe te atyre qe do te vijne se shpejti, u shfaq nje dispozitiv Xiaomi me emrin “Polaris”. Shume mendojne se behet fjale pikerisht per Mi Mix 2S.

E papritura ka te beje me nivelin e pikeve qe arriti ky dispozitiv ne AnTuTu. Plot 270.461 pike, duke kaluar mbi Huawei Mate 10 Pro, i cili me proçesorin e tij Kirin 970 arriti ne maksimumin e 218.000 pikeve.

mi mix 2s

Ky rrekord le te mendojme se Xiaomi Mi Mix 2S do te jete i pajisur me proçesori ne ri te Qualcomm: SnapDragon 845. Kujtojme se proçesori i ri do te prezantohet ne eventin MWS, ku do te prezantohet dhe seria Galaxy S9 e kompanise Samsung.

Xiaomi Mi Mix 2S mendohet do te kete nje design akoma me revolucionar persa i perket ekranit. Ne fakt, fotografia e pare qe ka dale online eshte me te vertete shume interesante.

Foto Xiaomi Mi Mix 2S:

xiaomi mi mix 2s

ose.al – Shtepia e teknologjise

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.