note 9
Lajmet e fundit

Dalin detaje të reja rreth Note 9 online bashkë me S-Pen

Samsung është vetëm disa ditë larg lancimit të Galaxy Note 9. Megjithatë, në sajë të të gjitha rrjedhjeve (leaks), ne tashmë e dimë pothuajse çdo gjë në lidhje me pajisjen.

Leaks-at e fundit, zbulojnë disa nga detajet e panjohura që rreth pajisjes. Rrjedhja e re sugjeron që S-Pen do të ketë një bateri që mund të ngarkohet për 30 minuta përdorim pas vetëm 40 sekondave qëndrimi në vendin e saj. Shtesa e re e baterisë konfirmon faktin se S-Pen do të ketë edhe Bluetooth. Meqenëse S-Pen do të vijë me Bluetooth, përdoruesit do të jenë në gjendje ta përdorin atë tnga larg për të klikuar fotot dhe gjithashtu të ndryshojnë mënyrat e kamerës duke shtypur dy herë butonin. Samsung do të shesë S-Pen veçmas në një larmi ngjyrash.

Jo vetëm që, Samsung ka shtuar edhe AI (Inteligjencën artificiale) ​​në kamerën e pasme por AI do të optimizojë cilësimet e kamerës për skena të ndryshme (peisazhi, ushqimi etj.) Sistemi është i ngjashëm me atë që smartphone-t Huawei kanë. Gjithashtu do të japë këshilla për përmirësimin e fotografive që tashmë janë shkrepur.

Samsung Galaxy Note 9 gjithashtu do të mbështesë DeX, por leaks më i fundit sugjeron se një kabllo HDMI dhe një përshtatës janë të mjaftueshme për DeX për të punuar. Samsung po punon gjithashtu në një fushatë agresive të shitjeve që përfshin aksesin e hershëm në Fortnite, si dhe një bandë e freebies të tjera, duke përfshirë edhe kufje pa pagesë AKG 299 $. Samsung pritet të lancoje Galaxy Note 9 më vonë këtë javë në New York.

samsung watch

Disa informacione kanë rrjedhur gjithashtu edhe për Samsung Galaxy Watch. Orë do të jetë në dispozicion ne madhesine 42mm dhe 46mm dhe gjithashtu në ngjyrë ari rozë. Orë më e madhe thuhet të ofrojë një jetë të baterisë deri në 7 ditë dhe 40 mënyra pune. Smartwatch gjithashtu do të pajiset me një modul NFC për pagesat e kontaktit, por nuk do të mbështesë teknologjinë Samsung të “Magnetic Secure Transmission”. Ndërsa Note 9 do të shpallet më 9 gusht, Watch pritet të lancohet në IFA më 30 gusht.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.