cmimi samsung galaxy tab s6 ne shqiperi
Lajmet e fundit

Cmimi Samsung Galaxy Tab S6: Foto dhe skeda teknike

Samsung Electronics Co njoftoi dje Galaxy Tab S6 – një tabletë e re që u lejon njerëzve të krijojnë dhe të ndërlidhen, të argëtohen dhe të përmbushin qëllimet e tyre kudo që të shkojnë.  E ndërtuar për ata që kanë nevojë  të shuajnë kuriozitetin dhe shprehin interesin e tyre krijues,  Galaxy Tab S6 i lejon përdoruesit të bëjnë më shumë se sa do mundeshin të bënin me çdo tablet tjetër më parë. Po cmimi samsung galaxy Tab s6 sa do jete?

“Frymëzimi sot vjen në një moment kur krijuesit dhe profesionistët kanë nevojë për një pajisje që mund të ndjekë imagjinatën e tyre, duke plotësuar mënyrën e tyre të jetesës”, tha DJ Koh, President dhe Drejtor Ekzekutiv i IT & Divizionit të komunikimit mobile në Samsung Electronics. “Galaxy Tab S6 i mundëson konsumatorëve të shpalosin kreativitetin e tyre, duke ofruar cilësinë e lartë të produktivitetit dhe teknologjisë më të avancuar që mund të kenë pritur nga tabletët Samsung”.

Laps S i ridizenjuar shton kreativitetin dhe produktivitetin

Tipari karakterizues i Samsung, Lapsi S u nis si një instrument për të shkruar dhe vizatuar, por ka evoluar për t’u bërë partneri juaj i krijimtarisë dhe produktivitetit. Tani me funksionalitetin e kontrollit të largët dhe karikimin wireless, lapsi S në Galaxy Tab S6 ju jep më shumë fuqi dhe kontroll përdoruesve në dorën e tyre. Me karakteristika të integruara BLE të kontrollit të largët*  duke përfshirë një funksion të quajtur S Pen Air Action, Lapsi S ju lejon intuitivisht të shkrepni selfie dhe video ose kontrolloni përmbajtjen multimediale që krijoni edhe kur tableta nuk është në duart tuaja. Plus, Lapsi S karikohet wireless dhe mban deri në 10 orë pas kohës së ngarkimit.

cmimi samsung galaxy tab s6 ne shqiperi1

Galaxy Tab S6 bën procesin e marrjes së shënimeve me lapsin S edhe më të shpejtë.  Shënimet mund të konvertohen në tekst digjital dhe të eksportohen në formate si Microsoft Word,  vetëm me një klikim. Gjithashtu, mund të merrni shënime apo skica të shpejta gjatë shikimit të një videoje në të njëjtin ekran duke përshtatur dritaren e Samsung Notes, e përkryer për multitasking.

Një version i ri dhe i përmirësuar i Samsung DeX** është gjithashtu i përfshirë në Galaxy Tab S6,

duke ju mundësuar që të përjetoni një eksperiencë të ngjashme me PC, kështu që mund të bëni më lehtë disa gjera njëkohësisht dhe optimizoni përvojën tuaj të shikimit. Me një  funksion të shtuar DeX-i në tastierën e re të dedikuar të Galaxy Tab S6, ju mund të aktivizoni dhe mbyllni DeX vetëm me një tast. Tastiera është përshtatur për funksionalitet më të mirë, duke përfshirë një mbajtëse lapsash S, touch pad dhe tasta për funksione të reja.

Teknologji e avancuar për lehtësi në përditshmëri

Galaxy Tab S6 sjell përmirësime të reja në kamerën e saj, duke përfshirë kamerën e parë të dyfishtë Samsung me Kamera Ultara të Gjerë në një tabletë, brenda një trupi të hollë dhe kompakt 5,7mm që është njëkohësisht edhe më i lehtë në përdorim. Kamera Ultra e Gjerë lejon përdoruesit të kapin peizazhet ashtu siç ata i shohin me një kënd 123 gradë, të gjerë sa syri i njeriut. Ndërkohë, Njësia e Përpunimit Neural ju lejon të merrni fotografi profesionale përmes efekteve të zgjeruara për subjektet tuaja, kështu që fotot tuaja duken sikur janë marrë nga një profesionist.

cmimi samsung galaxy tab s6 ne shqiperi2

Samsung gjithashtu po sjell skanerin e gishtërinjve në ekranin e një tablete për herë të parë me Galaxy Tab S6, kështu që aksesimi i tabletit tuaj është më i lehtë se kurrë. Kjo lehtësi dhe komoditet mbrohen më tej nga Samsung Knox, platforma që mbron sigurinë e Samsung. Përveç kësaj,  mund të rihapni lehtësisht Galaxy Tab S6 duke klikuar në ekran dy herë, duke ju lejuar të hyni dhe të filloni ditën tuaj shpejt.

Si pjesë e Ekosistemit Samsung Galaxy, Galaxy Tab S6 bëhet një qendër e përvojës tuaj për të ndërlidhur dhe për të menaxhuar pajisjet tuaja me SmartThings. Së bashku me Bixby, ju lehtë mund të kontrolloni pajisjet tuaja nëpërmjet komandave me zë.

Nëse jeni duke shijuar një lojë të re ose duke parë serialin tuaj të preferuar televizive, Galaxy Tab S6 sjell një përvojë mahnitëse shikimi. Ekrani i saj 10.5 ” Super AMOLED, bashkë  me bokset quad nga AKG dhe Dolby Atmos®, ju mban të zhytur në aksion.

Galaxy Tab S6 mundëson lojëra me cilësi të lartë, tërheqëse përmes një kombinimi të grafikës, tingujve, pajisjeve inteligjente dhe softuerëve, të mbështetur nga partneriteti me platformat kryesore të lojërave si Unity dhe Unreal Engine. Një procesor i fuqishëm dhe përforcues i lojërave me aftësi IA rrisin përvojën e lojërave në Galaxy Tab S6 përmes optimizimit të FPS, vonesave në ekran, kohës së ngarkimit dhe më shumë. Falë partneritetit të Samsung me Discord*** , ju mund të keni akses në veçoritë e reja të bisedës live përmes Launcher Game, në mënyrë që të mund të bëni strategun me shokët tuaj gjatë gjithë lojës.

Cmimi Samsung Galaxy Tab S6

Me Galaxy Tab S6, ju mund të shijoni më shumë nga përmbajtja juaj e preferuar. Ju mund të kaloni me lehtësi përmbajtjen Netflix në Finder të pajisjes, të shijoni muzikën tuaj të preferuar në Spotify me tre muaj falas Spotify Premium, ose të shikoni videon tuaj të preferuar në YouTube me katër muaj falas të YouTube Premium**** .

Persa i perket cmimit nuk ka asgje zyrtare por mendojme se do jete rreth 800€ per versionin Wi-Fi pa LTE dhe pak me shume per versionin 4G!

Galaxy Tab S6 vjen në tre ngjyra : gri, bojëqielli dhe rozë. Do të jetë i disponueshëm në dyqane dhe online duke filluar nga  fundi i gushtit, në tregje të caktuara.

• * Tek Lapsi S funksioni në largësi arrin deri në 10 metra në hapësirë të hapur. Performanca është subjekt i rrethanave.

• ** Vizitoni faqen zyrtare të Samsung DeX për të pare listen e madhe të aplikacioneve ndihmëse dhe merrni më shumë informacion për Samsung DeX.

• *** Funksioni i Discord në Game Launcher do të jetë në dispozicion në fund të gushtit dhe disponueshmëria e shërbimit varjon nga vendi.

• **** Spotify dhe YouTube janë vetëm për përdoruesit e rinj Premium që kanë një llogari ekzistuese Samsung dhe marrin njoftimin e kësaj oferte direkt nga Samsung. Këto oferta janë në dispozicion vetëm në vende të zgjedhura dhe mund të mos jenë të disponueshme nëse udhëtoni jashtë vendit.

Ky artikull eshte marre nga newsletter e Iceberg Communication.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.