cmimi i huawei
Lajmet e fundit

Cmimi Huawei: a do bjeri dhe kush del fitimtar nga rënja e Huawei?

Edhe ata që nuk janë të interesuar për lajmet më të fundit nga telefonat, tashmë janë në dijeni se ç’po ndodh me Huawei. Lajmi për ndalimin e Huawei nga SHBA është transmetuar në çdo media botërore. Megjithëse në shumicën e rasteve lajmet mbulojnë çfarë do të ndodhë me Huawei.  Por unë në këtë artikull do tregoj se kush del fitimtar nga kjo situatë. Cmimi Huawei do kete renie apo jo?

Nuk duhet shumë për të kuptuar se kush do të përfitojë më shumë nga rënia e Huawei. Një vëzhgim i shpejtë i listës së prodhuesëve më të mëdhenj të telefonave mund të japi një përgjigje.

cmimi i huawei

Kohët e fundit Huawei arriti në vendin e dytë për prodhimin e telefonave. Ndërmjet Samsung në vendin e parë dhe Apple në të tretin. Edhe pse Apple mund të përfitoj pak nga rënia e Huawei, nuk do të jetë ndonjë ndikim i madh pasi Huawei nuk është prezent në SHBA aty ku është tregu më i madh i Apple. Por Xiaomi në vendin e 4 do të përfitojë një rritje në shitje nqs. i luan kartat mirë.

Samsung përfituesi më i madh

Samsung duket kaq mirë i përgatitur për këtë situate, saqë duket sikur e dinin me muaj këtë lajm. Samsung ka mbushur linjat e saj të telefonave plot me modele të reja. Duke nisur nga çmimet bazë me linjën Galaxy M, të mesme me Galaxy A dhe sigurisht Galaxy S. Pra Samsung mund të plotësojë nevojën e çdo përdoruesi në çdo kategori.

Në fakt dhe këto telefona për mendimin tim janë linja më e mirë që Samsung ka nxjerrë ndonjëherë.

 

cmimi i huawei

Ky ndalim i Huawei i ka ardhur si me porosi Samsung. Kompania kineze kishte marrë një hov shumë të madh kohët e fundit duke kaluar kompanitë e tjera pa u munduar. Për 5 vite dhe i vetmi për tu mundur në listë ishte Samsung. Por tani e ardhmja e Huawei nuk dihet dhe hovit duket se i erdh fundi. Tani e vetmja gjë që duhet të bëjë Samsung është të sigurohet që mund të furnizojë aq shumë telefona.

Xiaomi ka mundësinë të bëhet nr. 1 në Kinë

Edhe sot kur njerëzit(sidomos në SHBA) dëgjojnë për Xiaomi i duket si një kompani kineze e pasigurtë. Por kohët e fundit Xiaomi ka arritur të jetë një lojtar kryesor në botën e telefonave në tregjet Europiane, Aziatike dhe të Amerikës Jugore. Kjo shikohet dhe në listë ku rënditet i 4. Por nqs. Xiaomi do të zëvëndësoj Huawei i duhet më shumë punë.

Xiaomi me shumë mundësi nuk do ta arrijë teknologjinë e Huawei në Chipe, Kamera apo teknologji të tjera, por që vit pas viti po përmirësojnë linjën e tyre. Ato po përpiqen ta heqin emrin nga lista e telefonave të lirë. Gjë të cilën Huawei e arriti me linjën Mate dhe P. Xiaomit i duhet ta bëjë këtë duke ruajtur klientët e mësur me blerjen e telefonave me parametra shumë të mira por të lirë. Këto çmime e kanë ndihmuar Xiaomin të kapi vendin e 4 por tani duket se ka ardhur koha që të ndryshojnë strategji.

cmimi i huawei

Xiaomi e ka nisur këtë strategji duke krijuar kompaninë Redmi. Mendohej se do ishte një kompani e krijuar për telefona mesatar, por Redmi K20 Pro i ndryshoi gjërat. Gjithsesi në mënyrë që Xiaomi të zëvendësoj totalisht Huawei duhet që të bëjë investime të mëdha në marketing dhe përdorimin e teknologjive më të reja.

Cmimi Huawei: sa do bie?

Cmimi Huawei do kete renie apo jo? Me gjithë këto lajme shumë përdorues të Huawei janë friksuar dhe kanë nisur ti shesin pajisjet e tyre. Disa dyqane në Angli madje dhe i vlerësojnë Huawei P30 Pro me vetëm 200 Paund. Por në të vërtetë çmimi i huawei nuk ka ndryshuar dhe aq. Nqs. shikojmë në Ebay P30 pro shitet mesatarisht për 800-900$. Nqs keni një Huawei mos u nxitoni Google do të suportojë akoma dhe për 3 muaj dhe situata akoma nuk është e qartë se si do shkojë.

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.