Krahasime Lajmet e fundit

Cilat jane permiresimet qe do te sjelle SNAPDRAGON 845 ?

Te gjithe mezi presim te dalin celularet e pare me proçesorin e ri te Qualcomm, The SnapDragon 845 !

Performance me e larte? Grafike me e avancuar ? Shpejtesi me e madhe ? …te gjithe presim te njohim ndryshimet dhe permiresimet ne krahasim me SD 835. Me siguri dime qe celulari i pare qe do te kete kete procesor do te jete Samsung Galaxy S9 dhe S9 Plus. Ata do te ndiqen me pas nga LG, Sony, Xiaomi dhe OnePlus.

snapdragon 845

Pra cilat do te jene avantazhet e SD 845, dhe perse do te duhej te na bente te ndryshojme celular ne krahasim me Galaxy S8, LG V30, Xiaomi Mi 6 apo OnePlus 5T te cilet jane te pajisur me ultra performantin SD 835? 

Eshte vete Qualcomm qe ka publikuar nje tabele ku permblidhen ndryshimet kryesore midis SD 835 dhe SD 845. Vini re:

spandragon 845

Ndryshimet teknike jane te shumta. Nga berthamat Kryo 385 me frekuence me te larte prej 2.8 Ghz, e deri tek “zemra” tashme Adreno 630. Ndryshon kapaciteti i punimit paralel te procesorit me skeden HExagon 685, qe mundeson edhe kapacitetin e avancuar te videove tashme prej 60 fps dhe imazheve me Qualcomm Spectra 280 qe do te mundesoje 60 frame ne sekond.

Sipas kesaj tabele, nese gjithçka konfirmohet zyrtarisht, pritet qe procesori SnapDragon 845, nese shfrytezohet mire nga prodhuesi i celulareve, do te mundesoje nje rritje perpunimi te grafikes dhe nje rritje performance nga 20 – 40 % te celulareve.

Nga matematika e thjeshte, nese rritja e performances eshte prej 40% ne krahasim me SD 835, atehere me siguri procesori SD 845 do te kaloje ne kapacitet edhe rivalin e “urryer” Apple A11 Bionic.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.