celulari me i shtrenjte ne bote
Lajmet e fundit

Celulari me i shtrenjte ne bote – TOP 10

Te gjithe qahemi kur shikojme celularin e radhes nga Apple Samsung ose Huawei me cmim mbi 1000€. Por a e dini se cili eshte celulari me i shtrenjte ne Bote?

 

Lista nuk përbëhet nga Iphone XS apo Samsung Galaxy S10+, por me celularë të limituar ne numer. Kjo për arsye sepse shumica e tyre janë të ekskluzive. Përvec cilësisë së tyre dhe teknologjisë së lartë, nuk mungojne normalisht guret e cmuar  qe rrisin cmimin ne menyre eksponenciale.

10. Vertu Signature Diamond – 88,000 dollarë

 

Ky telefon është i bërë komplet me material platini, montimi i të cilit pretendohet të jetë bërë me dorë. Deri më sot janë punuar vetëm 200 celulare të këtij lloji.

 

9. iPhone Princess Plus – 176.400 dollarë

 

iPhone Princess Plus nuk ka ndonjë të veçantë që e dallon shumë nga iPhone-t e Apple, me përjashtim të asaj se është bërë nga dizajneri i famshëm i Austrisë, Peter Aloisson. Ky celular është i zbukuruar me 180 diamante.

8. Black Diamond VIPN Smartphone – 300.000 dollarë

 

Koncepti elegant për këtë model të Sony-t është krijuar nga Jaren Goh. BlackDiamond VIPN është i zbukuruar me dy diamante, njërin në butonat e navigimit dhe tjetrin në pjesën e pasme të telefonit.

 

7. Vertu Signature Cobra – 310.000 dollarë

 

Telefoni Vertu Signature Cobra, duket sikur nje gjarpër. Është dizejnuar nga argjendari francez, Boucheron dhe është i zbukuruar me një diamant në formë dardhe, një diamant të rrumbullakët të bardhë, dy smeraldë dhe 439 margaritarë.

 

6. Gresso Luxor Las Vegas Jackpot – 1 milion dollarë

 

Ky telefon luksoz përmban 180 grram ar dhe është punuar në Zvicër në vitin 2005. Pjesa e pasme e tij është e punuar nga një dru i rrallë afrikan, më shumë se 200 vjet i vjetër, i cili është njëherësh druri më i shtrenjtë në botë. Butonat e tij janë të bëra nga kristali i safirit. Cfare doni me?

 

5. Diamond Crypto Smartphone  – 1.3 milion dollarë

 

Ky smartphone ka Windows CE, dhe është projektuar nga dizajneri i aksesorëve luksozë, Peter Aloisson. Është një objekt unik arti, që kushton 1.3 milion dollarë, i zbukuar me 50 diamante, 10 prej të cilëve janë diamantë të kaltër, shumë të rrallë dhe me disa pjesë ari.

4. GoldVish Le Million – 1.3 milion dollarë

Goldvish “Le milion” është projektuar në shtator të vitit 2006, në Panairin e milionerëve në Kanë të Francës. Ky telefon i punuar në Zvicër, me ar 18 karatësh dhe diamante, është shitur për 1.3 milion dollarë.

3. iPhone 3G King’s Button – 2.4 milion dollare

Ky smartphone është i pabesueshëm me plot 138 diamante zbukuruese, të cilin e bëjnë të kushtojë 2.4 milion dollarë. E sikur të mos mjaftonte diamanti i bardhë prej 6.6 karatësh është thjesht mahnites.

 

2. Celulari me i shtrenjte Supreme Goldstriker iPhone 3G 32GB – 3.2 milion dollarë

Ta mendosh se për zbukurimin e këtij Iphone nga Apple janë përdorur 271 gram ari 22-karatësh, 53 diamante nga 1-karat, një diamant i rrallë 7.1-karatësh… Nuk ka me nevoje per fjale te tjera…

 

Celulari me i shtrenjte: Diamond Rose iPhone 4 32GB -8 milion dollarë

Ky eshte celulari me i shtrenjte ne Bote. I zbukuruar sipas dizajnit të projektuesit Stuart Hughes me 561 diamantë me karat të ndryshëm dhe me platinium. A ka kuptim ta blejme iPhone 4 😂😂😂😂

Artikulli i marre nga: YouthFeed

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.