smartfoni me i shitur dy
Krahasime Lajmet e fundit

Celulari me i shitur: Apple dominon mbi Samsung dhe Huawei

Apple ka vazhduar te dominoje tregun e smartfoneve “premium” (çmimi mbi 400 €) ne tremujorin e katert te 2018. Pas tij, si gjithmone Samsung, dhe pas ketij te fundit shohim qe smartofnet kinez: Huawei, Oppo dhe OnePlus jane ende larg nga dy lideret, por ato po rriten ndjeshem. Ne veçanti, OnePlus hyn per here te pare ne listen “celulari me i shitur” top 5.

Vlen per tu theksuar qe avantazhi i Apple ne shitjen e smartfoneve premium po tkurret keqasi, por mbetet gjithesesi mbreselenese se si vetem kjo kompani kap 51 % te tregut ne teresi. Ka nje renie, edhe pse shume te paket, edhe Samsung, i cili qendron ne 22 %.

Ne aspektin e rritjes ne shitje vjen nje tjeter fitore per kinezet: Oppo +863 %, OnePlus +209 % dhe Xiaomi +149 %.

smartfoni me i shitur

Analiza e fundit e Counterpoint eshte, si gjithmone, e pasur mee shume pika te tjera per diskutim. Ne pergjithesi, mund te themi se ne Evrope, OnePlus, Huawei dhe Google po rriten shume shpejt. Ky i fundit hyn ne rangun e 5 me te mireve per here te pare. Pjesa tjeter e renditjes perfshin Apple, Samsung, Huawei dhe OnePlus.

Data e prezantimit te OnePlus 7 Pro: Kliko Ketu!

Eshte gjithashtu interesante te vihet ne dukje se ka me shume se 40 marka qe konkurrojne ne kete sektor, por 5 me te rendesishmet perfaqesojne mbi 90 % te shitjeve totale. Ne pergjithesi, dy tregjet kryesore mbeten ato te Shteteve te Bashkuara dhe Kines, por eshte Azia paqesore me normen me te larte te rritjes.

smartfoni me i shitur

Celulari me i shitur – Disa detaje te tjera per disa marka:

Huawei, suksesin ne rritjen e shitjeve te tij ja dedikon familjeve P20 dhe Mate 20, te cilat jane “top of the class” ne performancen e kameres, fuqise dhe dizajnit.

Oppo vazhdon te rritet shume ne Kine, sidomos fale familjeve R15 dhe R17. Kompania po rinovon angazhimin e saj per te sulmuar Evropen (kohet e fundit, per shembull, me serine Reno).

OnePlus ja ka borxh suksesin e tij mbi te gjitha ne performancen e shkelqyeshme te OnePlus 6T ne Kine, Indi dhe Evropen Perendimore (te cilat se bashku perfaqesojne 80 % te shitjeve). Q4 2018 shenoi nje rritje absolute te dergesave ne Indi, por edhe ne Shtetet e Bashkuara dispozitivet OnePlus jane shume te kerkuar.

Counterpoint pret qe tregu i smartfonit premium te vazhdoje te rritet me me shume se 10 per qind ne te ardhmen. Lajmi i keq per portofolet tona eshte se prodhuesit perdorin AI, kamerat te trefishte, dezajn me gjithnje e me shume “ekran te plote” dhe memorie me madhe per te rritur çmimet mesatare te shitjes. Cikli tjeter i rritjes, sigurisht, do te perkoje me ardhjen e 5G.

Teknologjia 5G ne Shqiperi dhe ne Bote: cilat jane avantazhet? Kliko Ketu

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.