Lajmet e fundit

Dikush ju përgjon celularin📱? Ja si ta zbuloni me këto kode sekrete

Besoni se dikush po ju përgjon celularin tuaj? Objektivi i ri i hakerëve është të vjedhin të dhënat e përdoruesve nëpërmjet telefonit të tyre celular. Numri i celularëve në të gjithë botën tejkalon 3 miliardë dhe mbledh të dhënat personale të miliona njerëzve. Nga njëra anë smartphonët e kanë thjeshtësuar jetën, nga ana tjetër e kanë bërë më pak të sigurtë. Shkarkoni një aplikacion të keq nga Google Play Store ose vizitoni një faqe interneti të pambrojtur, dhe hakerët mund të futen brenda celularit tuaj dhe të kontrollojnë thirrjet tona.

Lexo edhe: WhatsApp: dikush po ju lexon mesazhet?

Një shembull konkret është devijimi i telefonatave tek një numri tjetër telefoni pa dijeninë tonë. Falë disa kodeve sekrete që mund të shkruani në ekranin e celularit mund të zbuloni nëse dikush është duke ju spiunuar. Më poshtë lista e plotë dhe rruga që duhet të ndiqni.  

*#21#

  Kodi i parë që duhet të merrni në telefon është *#21#. Falë këtij kodi do përcaktoni nëse keni ndonjë devijim aktiv në thirrjet dhe SMS. Në ekran do ju shfaqen disa informacione në lidhje me devijimet aktive në celularin tuaj. Në qoftë se dikush ju ka devijuar pajisjen, në sajë të këtij kodi mund ta identifikoheni.

⚠️⚠️ Këshillë: Celulari juaj personal nuk duhet të jetë asnjëherë në duart e një personi që nuk keni besim⚠️⚠️

*#62#

  Duke marrë në telefon këtë kod sekret *#62# do përcaktoni se kush është numri që drejtohen thurrjet. Nëse në ekran shfaqet numri juaj ose nuk shfaqet asnjë numër atëherë mund të rrini të qetë. Në të kundërtën do shikoni numrin e personit që ju ka devijuar pajisjen. Falë këtij kodi mund ta identifikoheni.

⚠️⚠️ Këshillë: Celulari juaj personal nuk duhet të jetë asnjëherë në duart e një personi që nuk keni besim⚠️⚠️

##002#

  Nëse mendoni ose gjetët se dikush ju përgjon atëherë përdorni kodin ##002# për të fshirë çdo modifikim që i është kryer celularit.

⚠️⚠️ Këshillë: Ndiqni këtë rrugë vetëm nëse shikoni se me të vërtetë dikush po ju përgjon ⚠️⚠️  

*#06#

  Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dini mbi celularin tuaj është kodi IMEI. Çdo pajisje e ka dhe kjo ju lejon të gjeni celularin në rast vjedhjeje edhe pas ndryshimit të SIM-it. Mund të shkoni në polici dhe mund të gjeni pastaj nëse celulari juaj po përdoret apo jo. Për të gjetur kodin IMEI tuaj duhet të shtypni kodin: *#06#. Kodi IMEI duhet të mbahet i fshehur. Nëpërmjet tij është shumë e thjeshtë të kopjosh të dhënat e një celulari tjetër, si psh. bisedat e Whatsapp, SMS etj.

⚠️⚠️ Këshillë: Mbajeni gjithmonë të shënuar kodin IMEI të celulari tuaj ⚠️⚠️

Lexo edhe: WhatsApp: dikush po ju lexon mesazhet? Shtëpia e teknologjisë është këtu për të ju ndihmuar. Nëse keni ndonjë pyetje mos hezitoni.

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

2 thoughts on “Dikush ju përgjon celularin📱? Ja si ta zbuloni me këto kode sekrete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.