Kodi IMEI: si te dalloni nese celulari juaj eshte origjinal apo celular fallco
Lajmet e fundit

Si të dalloni nëse celulari juaj është origjinal apo celular fallco

Janë të shumtë ato persona që na pyesin mbi faktin nëse celulari që përdorin është origjinal apo jo. Ne, si “Shtëpia e Teknologjisë”, jemi kundër në mënyrë absolute për blerjen e celularëve që nuk janë origjinal. Celular fallco 😡 ka patur që në vitet e para të Android-it po me kalimin e kohës ato i ngjajnë gjithmonë e më shumë origjinalit. Ngjashmëria nuk duket vetëm nga pjesa estetike por po i afrohen gjithmonë e më shumë edhe nga performanca.

E habitshme ngelet fakti se çmimi është komplet ndryshe nga origjinali. Kjo mund të shpjegohet në shumë mënyra. Kush prodhon celular fallco nuk paguan asnjë taksë përsa i përket të drejtave të autorit. Edhe të gjithë çertifikatat që janë të domosdoshme për prodhimin e një aparati elektronik nuk kryhen nga ana e prodhuesit. Këto produkte janë shumë të rrezikshme për tu përdorur sepse mund të shkaktojnë dëme nga një moment tek tjetri. Por edhe pse performanca mund ti afrohet celularit origjinal nuk do të jetë kurrë e njëjta. Mund të kontrolloni direkt, pas ndezjes të celularit, të gjitha detajet dhe karakteristikat kryesorë të tij dhe pastaj të shikoni të dhënat e sakta në skedën teknike tek website ynë.

Duhet të keni shumë kujdes kur blini një celular të ri. E para gjë që duhet të bëni është të shikoni karakteristikat e menu-së.

Verifikimi i Numrit Serial dhe IMEI

Numri Serial iPhone

Për tu njohur me numrin serial të iPhone duhet të ndiqni këto rrugë:

  • Settings ➡ General ➡ Info/About Phone ➡ Serial Number
  • Shënoni numrin serial
  • Shkoni tek faqja: Check Coverage Apple dhe shkruani numrin serial
  • Nëse numri serial ekziston atëherë iPhone juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Ky serial number nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco

Kodi IMEI Android

Për tu njohur me kodin IMEI të Android-it tuaj duhet të ndiqni këto rrugë:

  • Merrni në telefon këtë numër: 📲 *#06# 📲 
  • Shënoni kodin IMEI
  • Shkoni tek faqja: IMEI INFO dhe shkruani kodin IMEI
  • Nëse kodi ekziston dhe celulari është i njëjtë me atë që keni në dorë atëherë celulari juaj është origjinal. Në të kundërtën mesazhi “Ky kod IMEI nuk ekziston” nënkupton që keni në dorë një celular fallco 

Shkarkoni AnTuTu Benchamark

Një mënyrë shumë e thjeshtë për të kuptuar sa më shumë informacione mbi celularin në përdorim është edhe shkarkimi i aplikacionit më të njohur në Botë për testet mbi celularët. AnTuTu Benchmark 🔥 do ju njoftoj mbi çdo detaj të celularit tuaj. Nëse ju mendoni se keni në dorë një Samsung S6 dhe tek karakteristikat është e shkrujtuar marka “Vion” atëherë keni në dorë një celular fallco. Më poshtë dhe linku nga ku mund të shkarkoni aplikacionin për Android dhe iOS.

app android    

 

Skeda Teknike

Në të shumtën e rasteve tek kutia e jashtme janë të shkruara edhe karakteristikat e celularit. Disa nga celularët fallco kanë tipare komplet ndryshe nga ai origjinali. Për tu njohur me detajet e plota mund të vizitoni adresën tonë të internetit dhe të kërkoni për celularin tuaj.

Me këto informacione jeni të sigurtë që do jeni në gjëndje të dalloni një celular të vërtetë nga nje celular fallco.

Një nga smartphonët që imitohet më shumë në tregun aziatik është padyshim Samsung Galaxy S6. Disa klone janë të një cilësie të dobët dhe është e lehtë të dallohen, por të tjerët janë kopje të një nivelit pothuajse të përsosur estetike dhe konstruktive. Për këtë gjë ju shpjegojmë më në detaj disa ndryshime shumë të vogla!

Samsung Galaxy S6: Kutia

Direkt nga kutia mund të dalloni në Galaxy S6 është origjinal apo jo. Në shumë raste shkruhet tek etiketa që celulari është i bardhë dhe brënda gjeni një celular të zi. Samsung nuk bën gabime të tilla! Kutia e Samsung-ut është pak i ndriçuar ndërsa ajo e celularit fallco jo. Kufjet siç mund të shihni janë komplet ndryshe por edhe “gjilpëra e kartës SIM” ka formën ndryshe. Kini kujdes që tek pamja e parë!

Samsung Galaxy S6: Estetika

Fotokamera e selfie-t dhe sensori i afërsisë nuk janë të pozicionura perfekt me vrimat e celularit. Kaseta e kartës SIM është e vendosur në brëndësi të celularit ndërsa tek Galaxy S6 origjinal ajo është në të njëjtin livel të bordit. Pjesa e mbrapshme metalike në të shumtën e rastee nuk përputhet saktësisht me ekranin dhe kur kalojmë gishtin përsipër e ndejmë këtë problem. Tek S6 origjinale çdo gjë është perfekte estetikisht! Ekrani i S6 është shumë i lëhtë për tu pastruar kurse ai i klonit nuk është xham i cilësisë së lartë dhe kërkon shumë punë (si syzet) për të hequr shenjat e gishtërinjve.

Samsung Galaxy S6: Karakteristikat

  • Pesha: S6 Origjinal peshon vetëm 138 g
  • Ekrani: Ekrani S6 është më i madh se ai i klonit
  • Kur është i fikur është shumë herë më i zi se ai i celularit fallco

samsung galaxy s6-originale-vs-celular fallco-ekrani 

Samsung Galaxy S6: Skeda Teknike

Siç e përmëndëm edhe më sipër mjafton që të installon çdo aplikacion që nxjerr në pah skedën teknike të celularit dhe të shikoni ngjashmërinë me skedën teknike të celularit të vërtetë. Me 99% të rasteve çdo celular fallco ka në brëndësi të saj një proçesor Mediatek 1.3GHz dhe jo ARM Cortex 1.5GHz! Nëse keni dyshime për çdo gjë mos hezitoni të na shkruani tek social, me email ose komentoni direkt këtu!

©www.ose.al • Shtëpia e Teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

9 thoughts on “Si të dalloni nëse celulari juaj është origjinal apo celular fallco

  1. Kam nje samsung s6 dhe me fiket . Kur fiket kur me marin te tjeret zilja vjen por une nuk e degjoj dhe kur e ndes me duhet te shtyp te gjithe butonat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.