Oppo R9s-roze-android-ekrani-spektakel-celulari android me i shitur
Celulare Lajmet e fundit

Celulari Android me i shitur? Nuk eshte Samsung dhe vjen nga Kina

Kush është celulari android me i shitur në tre muajt e parë të 2017? Të gjithë mendojnë Samsung, por përgjigja është e gabuar! Strategy analytics ka analizuar të dhënat e të gjithë kompanive në tregun e celularëve dhe pas iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus vjen OPPO R9s.

OPPO R9s – Klikoni këtu për skedën e plotë teknike.

OPPO ja ka arritur qëllimit të saj të kaloj edhe shitjet e Samsung J3 dhe J5 që ishin celularët më të mirë e shtëpise koreane për tre muajt e parë të vitit. Duhet të marrim parasysh se periudha e analizës është nga janari deri në mars të këtij viti, gjatë të cilit Samsung ende nuk kishte nxjerrë në treg Galaxy S8. Prandaj,  është shumë e mundshme që të dhënat e ardhshme të tregojnë një histori të ndryshme. Më poshtë tabela me shifrat e sakta.

shitjet-celular-Q1-2017

Rezultati i fituar nga OPPO R9s është disi i habitshëm, sidomos duke pasur parasysh se smartphone është i thjeshtë dhe që është shitur vetëm në Kinë dhe disa tregje të tjera. Duke vështruar të njëjtën periudhë në vitin 2016, kompania Kineze është ajo që ka patur rritjen më të madhe me rreth 30%. Në numrin total të shitjeve OPPO rënditet momentalisht e katëerta pas Samsung, Apple dhe Huawei.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.