oppo_a3
Celulare

Oppo A3 vjen me 128GB memorje dhe çmim…

Oppo sapo prezantoi telefonin e saj mesatar Oppo A3. Publikemet më përparanga TENAA që sugjeronin proçesor Helio P60 dhe një ekran me notch, u konfirmuan sot. Specifika të tjera kryesore përfshijnë 128 Giga memorje dhe Android Oreo.

 

 

Oppo A3

 Specifikat e Oppo A3

Kompania Kineze prezantoi telefonin me anësore  super minimale dhe notchin për kameran dhe boksin e telefonatave. Në këtë mënyrë arrihet madhësia prej 6.2 inch e ekranit LCD me rezulucion Full HD+.Oppo A3

Oppo A3 ka një proçesor Helio 8 bërthamësh  që shkon deri në 2 GHz. RAMI është 4 Giga, i cili së bashku me memorjen dhe suportin për kartë memorje, e bëjnë këtë telefon të dallojë nga telefonat me të njëjtin çmim.

Kamera kryesore është 16mpx me një lente të gjerë f/1.8. Kamera para është 8mpx që vjen me një lente më bazike f/2.2.

Oppo A3

Oppo vazhdon të jetë besnik ndaj temës së Andorid Color OS dhe vjen me versionin 5 të saj. Përmasat e A3 janë 156×75.3×7.8 mm dhe peshon  159 gram. Çmimi është 332$ ose 274 euro. Dizajni është modern me panele xhami dhe ngjyra të zezë, gri, rozë dhe të kuqe.

 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.