Huawei Y6
Celulare

[Zyrtare] Huawei Y6 vjen me face unlock vetëm për 150 euro!

Huawei vazhdon të prezantojë telefona me çmime të lira nën kategorin Y. I fundit nga këto telefona është Huawei Y6. Modelet e këtij telefoni kanë nisur të shiten në Filipine dhe në Rusi. I parë nga mbrapa ky telefon duket sikur ka një sistem prej dy kamerash. Në fakt është vetëm një sensor me rezulucion prej 13mpx.

 

Huawei Y6

                          Specifikimet e Huawei Y6

 Ekrani i këtij telefoni do të jetë 5.7 inch me një rezulucion HD(1440 x 720 pixels). Proçesori do të jetë Snapdragon 450, që vjen me 8 bërthama që shkojnë deri në 1.8 GHz. Grafikat do të suportohen nga çipi Adreno 506 GPU. Huawei e ka pajisur Y6 me 2 Giga RAM  dhe 16 Giga memorje e cila mund të zgjerohet me kartë memorje. Huawei Y6

 Përsa i përket sigurisë ky telefon nuk ka një sensor të shenjës së gishtit. Në vend të këtij sensori gjendet një sensor i skanimit të fytyrës. Një sensor që e bën këtë telefon të veçantë për çmimin që ka. Kjo pasi ky sensor kushton dhe vendoset tek telefona më të shtrejtë si OnePlus 5T.

Kamera para është modeste me një rezulucion prej 5 mpx. Kjo kamera gjithashtu ofron dhe disa lente AR për tju zbukuruar fotot. Këto lente gjithashtu vlejnë dhe për kameran mbrapa. Bateria do të jetë 3000 mAh por nuk suporton karikim të shpejtë për shkak të proçesorit. 

Huawei Y6 do të vijë në tre ngjyra të zezë, bardhë dhe të artë. Përsa i përket çmimit nuk pritet ta kalojë 150 euro. 

Huawei Y6

 Sygjerim

Ky telefon është shumë i mirë për ata që kanë një buxhet të limituar. Ofron parametra të cilat krahasohen me ato të Galaxy S4, në mos më të mira. Prandaj ju sugjeroj që të mos  niseni direkt tek emrat e mëdhenj, por ti hidhni një sy dhe këtyre modeleve.

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.