doogee
Celulare

Super telefoni 300$ i Doogee me 99% ekran😍😍

Ndërkohë që Essential , Apple dhe kompani të tjera  janë munduar duke përdorur shiritat e zinj (notch) për të minimalizuar anësoret. E ndërsa Samsung është munduar ti bëjë anësoret minimale duke zgjatur telefonat. Kompania Doogee  duket  se është treguar më inovativja.  Super telefoni i Doogee i quajtur Doogee Mix 4 vjen me një ekran që rrëshqet poshtë për të shfaqur kameran, boksin dhe sensorin e dritës. doogee

 Super telefoni: Parametrat e Doogee Mix 4

Doogee Mix 4 nuk është akoma në shitje, dhe madje nuk ka asnjë në gjendje pune. Por Youtuberi i njohur Mrwhosetheboss kishte fatin të merrte një prototip të telefonit, ku duket i gjithë dizajni. Nga pamja e parë duket një zgjidhje interesante.

Telefoni ka një ekran prej 5.99 inch AMOLED me anësore minimale në të gjitha anët. Kjo pasi shumica e pjesëve elektrike të telefonit janë të vendosura në pjeën mbrapa të telefonit.

Në mënyrë që të shfaqet kamera ju duhet të rrëshqisni telefonin poshtë. Është e mundur që Doogee ta programojë këtë lëvizje për të hapur automatikisht kameran para. Por duke qenë se është akoma një prototip është e paqartë se si pjesa e përfundimtare do të jetë. doogee

 Fotoja e vendosur nga Doogee si lockscreen tregon një pjesën e poshtme një shenjë gishti. Kjo tregon që ky telefon do të sjellë sensorin nën ekran.

doogee

 Në pjesën mbrapa gjenden dy kamera, ndërsa në anësore butonat e volumit dhe i fik/ndez. Doogee Mix 4 anon nga telefonat e trashë kjo pasi është 11mm i trashë. Kjo është për shkak të sistemit të rrëshqitjes që ky telefon përdor. Megjithatë ky telefon do të jetë më kompakti përsa i përket madhësisë së ekranit 6 inch. doogee

 Sistemet e rrëshqitjes nuk janë të reja në botën e Smartphonë-ve. Por zakonisht janë përdorur për të fshehur tastierën dhe jo sensorin e kameras si në këtë rast. doogee

 Kur do të prezantohet?

Mrwhosetheboss thot që ky telefon do të dalë në treg në fund të këtij viti. Pra gati 6 muaj pas lançimit të Mix 3, i cili akoma nuk është lançuar. Ai gjithashtu thot që do të vijë me një proçesor të pa specifikuar Snapdragon dhe me një çmim prej 300$. Pra ai sugjeron se ky telefon edhe pse me një dizajn superior do të vijë me parametra mesatare.

Doogee zakonisht fokusohet në telefonat me buxhet të ulët. Por nuk do ishte hera e parë që kompania do të ishte para të tjerave përsa i përket inovacionit. Kjo pasi në 2015 ata ishin të parët që sollën telefonin me 4 Giga RAM dhe me ekran me rezulucion 2560 x 1440 pixel.

 Burimi :  Mrwhosetheboss

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.