super celular Xiaomi-2
Celulare

Super celular Xiaomi – a jeni gati? Prezantimi më 13 Prill 😍

Super celular Xiaomi: Disa javë më përpara dolën lajme se Xiaomi po prodhonte një telefon nën brandin Black Shark. Nga parametrat e dala atëhere mendohej se do të ishte një telefon i synuar për “gaming” ashtu si Razer Phone. Por dje çdo gjë është konfirmuar pasi janë shpërndarë ftesat për prezantimin e telefonit. Në ftesë tregohet data 13.04.2018 si dhe vendi ku do të mbahet në Kinë.

Çfarë pritet nga ky super celular Xiaomi Black Shark?

Mendohet se me shumë mundësi ky telefon do të ketë logon e Black Shark dhe jo atë të Xiaomit. Kjo do të ndodhi dhe sepse drejtuesit e Xiaomit, duan një brand me emer më të lexuesshëm në tregun perëndimor.

blackshark

Në ftesë gjithashtu shikohet dhe logoja e Snapdragon. Pra një konfirmim tjetër që Snapdragon 845 do të përdoret në këtë telefon. Përsa i përket RAM-it dhe memorjes mendohen që do të jenë ndërmjet 6GB – 8GB dhe 64GB – 256GB .

Lexo edhe: Xiaomi Mi Mix 2S – thjesht spektakolar

Ekrani pritet të suportojë 120Hz në mënyrë që të ofrojë një mundësi loje të pakrahasueshme. Nga një rezultat  nga Antutu i publikuar më herët shikohet që ky super celular Xiaomi shënon mbi 100,000 pikë se Razer Phone.

blackshark

Në qoftë se jeni në kërkim të një telefoni të dedikuar gaming atëhere prisni këtë super celular XIAOMI dhe mos shkoni direkte tek Razer Phone. Kjo pasi Xiaomi vendos çmime shumë të ulëta në krahasim me konkurrentët. 

Burimi : Gsmarena

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.