samsung galaxy note 9 i bardhe tre
Celulare Lajmet e fundit

SAMSUNG GALAXY NOTE 9: ja imazhet e para ne ngjyre te bardhe !

Samsung kishte kohe qe po punonte per një version të bardhë të Galaxy Note 9. Me rastin e Black Friday, Samsung zbuloi kete version ne menyre pak surprizuese.

Samsung Galaxy Note 9 i bardhë është paraqitur zyrtarisht në Tajvan, por ai do te mund te blihet ne muajte ne vazhdim. Sa i përket çmimit, mendohet se ai nuk do te jete i lire, pasi Samsung Tajvan njoftoi se Galaxy Note 9 do te kushtoje rreth 1,000 dollarë.

Ndërsa presim që Samsung të sjellë këtë version të Galaxy Note 9 edhe në vende të tjera, nuk jemi të sigurt nëse do të mbërrijë në Europe në kohë për Krishtlindje. Për momentin, Tajvani është i vetmi vend ku Galaxy Note 9 i bardhë do të shitet duke filluar nga dhjetori, kështu që duhet të presim dhe të shohim se çfarë planifikon të bëjë Samsung per Europen dhe Shqiperine.

Ky celular ndryshon vetem nga pamja, pasi hardware-i është i ngjashëm me versionet e tjera (Black, Copper, Purple, Blue dhe Silver).

Foto Samsung Galaxy Note 9 i bardhe:

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.