sa kushton galaxy s10 prezantimi1 (1)
Celulare

[ZYRTARE] Ja sa kushton Galaxy S10 [Prezantimi ne 🇦🇱]

Samsung Electronics Co., Ltd. njoftoi te enjten lançimin e produkteve më të fundit të serisë premium S, Galaxy S10/S10+/S10E. Sic e ka bere tradite tashme Samsung organizon evente per cdo prezantim te Smartphoneve Premium ku te ftuar ishin disa media pjese e te cileve edhe Shtepia e Teknologjise te perfaqesuar nga Klea dhe Klevisi te cilet ishin atje duke raportuar cdo lajm qe Samsung kishte synim te kalonte tek fansat. Me transmetimet live te konferences por gjithashtu edhe me storyt u munduam qe gjate atyre momenteve tju tregonim se cfare duhej te dinit. Ne artikullin e meposhtem do te gjeni cdo detaj rreth linjes S, se sa kushton Galaxy S10 dhe karakteristikat kryesore. Ju ftojme qe te lexoni artikullin e meposhtem.

Galaxy S10 – celefoni me i mire Samsung?

Sic edhe e dini tani Galaxy S10 eshte gjenerata me e fundit e linjes S qe Samsung lancoi disa dite me pare ne nje konference te mbajtur ne San Francisco. Ne ndryshim nga vitet e tjera ku zakonisht prezantoheshin 2 modele , risi kete vit eshte qe pervec S10 dhe s10 +  Samsung ka prezantuar edhe S10E i cili konsiderohet si rival direkt i iPhone XR.

Samsung Galaxy S10 është rezultat i një dekade progresi nga Samsung. Ndoshta nuk është telefoni i fundit Galaxy që kompania do të bëjë ndonjëherë, por ndoshta është ndryshimi i fundit i madh i dizenjimit që ne besojme se do ta shohim një kohë të mirë. Perpara se te shohim se sa kushton Galaxy S10 le të flasim për specifikimet gjatë gjithë ditës, por është e qartë se Samsung eshte e përqëndruar kryesisht në designin e galaksisë S10.

Risite e S10 nuk kane te mbaruar por 3 me Kryesoret
jane keto me poshte.

  • DISPLAY (shmangja e notch)
  • FINGERPRINT (poshte ekranit)
  • KAMERA (5 kamera)

DISPLAY – Samsung Galaxy S10

Tek S10 kemi nje ekran 3K 6.1 inch dhe
6.4 inch tek S10+ . Samsung vazhdon traditen e te pasur panelet me te mira se
cfare do smartphone i lancuar ne dy vitet e fundit dhe qe vazhdon te
permiresohet. Kjo do te thote qe kemi 90% “screen-to-body-ratio: dhe nje super
rezolucion 19 me 9 aspect ratio dhe qe tani eshte i certifikuar HDR+ (High
Dynamic Range) dhe sigurisht prerjen e kameras ne cepin e djathte lart. Ajo
eshte nje prerje me laser ne ekranin AMOLED te S10 dhe eshte aq precize saqe
mund te mbaje vetem kameren 10 megapiksel te S10 dhe S10+ me nje sensor te
shtuar te thellesise dhe asgje me shume. Live keto prerje apo holepunch designs
duken shume bukur ndryshe nga cfare mendonim para se te lancohej si produkt.

FINGERPRINT ULTRASONIC – Samsung Galaxy S10

Gjeja numer 2 me e re e S10 eshte sensori
i shenjes se gishterinjeve. Zyrtarisht seria S10 ka kaluar ne lexuesin
ultrasonik te shenjes se gishtave i cili eshte nona fare dhe nuk eshte vetem
emri qe e ben te tille por edhe teknologjia me te cilen eshte implementuar. Me
siguri keni pare implementime te ketij modeli tek Oneplus 6T dhe smartphone te
tjere por shumica e tyre kan qene lexues optike te cilet perdornin driten per
te skanuar shenjat. Permiresimi i kesaj sjell disa avantazhe perkundrejt
lexuesve optike sepse:

  1. Eshte me i shpjete
  2. Nuk ka nevoje per nje ndricim drite per te lexuar shenjen e gishtave
  3. Mund ta lexoje shenjen e gishtin para se te prekesh ekranin dhe jam
    i sigurte qe kjo do jete nje vecori qe mezi pres ta perdorim dhe tju tregojme
    me shume ne Review-në e plotë.

KAMERA (5 kamera) – Samsung Galaxy S10

Dhe kjo na sjell ne tek pika e 3 qe jane
KAMERAT [ ne numrin shumes 😉 ] Për hërë të
parë për Serinë S, Galaxy S10 ofron një Lente ultra-të gjërë me një kënd prej
123 gradësh fushëpamje , ashtu si syri i njeriut, në mënyrë që të mund të kapni
çdo gjë që shikoni. Nga impresionet qe na la gjate prezatimit jemi shume entuziast per keto lloje kamerash dhe mezi presim ti testojme.
Sigurohuni qe na ndiqni ne te gjitha rrjetet tona sociale qe te mos humbisni
FULL REVIEW dhe krahasimin qe do te bejme me iPhone XS MAX te mundesuar nga
Techtronic.

sa kushton galaxy s10 prezantimi3

Keto jane vecorite kryesore dhe qe nga
momenti qe kjo video do te ngarkohet do te postojme gjate gjithe kohes foto te
bera nga seria S10. Duke qene se po flasim per Samsung ato ane
sjelle nje mal me gjera te tjera sepse ky esht stili i tyre. Pjesen tjeter do
ta mbulojme ne reviewn e plote qe do publikohet shume shpjet.

Me poshte do mund te gjeni edhe komunikimin
zyrtar te Samsung per Mediat.

Një dekadë pas lançimit të të parit Galaxy S, Samsung solli linjën e re të smartfonëve
– Galaxy S10 në Shqipëri. Vetëm pak ditë pas premierës botërore, të gjithë të
ftuarit në hotel Plaza Tirana patën mundësinë të preknin nga afër tre pajisjet
unike – Galaxy S10, S10 + dhe S10e – të cilat sjellin novacionet më të fundit
në ekran, kamera dhe performancë.

Seria e re Galaxy S10, e cila përbën zgjidhjen më moderne dhe më të avancuar të Samsung, është projektuar për të përmbushur nevojat specifike të tregut të sotëm  të smartfonëve dhe çdo pajisje ofron një eksperiencë të pakrahasueshme për çdo përdorues. Me një ekran të ri dinamik AMOLED, një kamera që ofron një lente ultra të gjerë, performancë inteligjente dhe karrikim të shpejtë, Galaxy S10 u ofron përdoruesve më shumë zgjedhje dhe vendos standarde të reja për smartfonët. Por sa kushton Galaxy S10?

“Seria e
Galaxy S ka qenë gjithmonë një sinonim për inovacionin që u jep përdoruesve një
përvojë të pabesueshme. Sot, 10 vjet pas smartfonit të parë Galaxy S, ne
paraqesim risitë e fundit në ekran, kamera dhe performancë që do të kënaqë edhe
përdoruesit më kërkues. Galaxy S na mundëson të futemi në një epokë të re
teknologjike.”- tha Matthew Jinkyu Jeon, president i Samsung Electronics Adriatic.

sa kushton galaxy s10 prezantimi2

Me hardware
dhe software të nivele të larta, funksione krejtësisht të reja për të
përmirësuar performancën e inteligjencës artificiale dhe Wi-Fi, Galaxy S10
është pajisja më inovative e Samsung deri më sot. Si smartfoni i parë me HDR10
+  të certifikuar, ekrani i tij shfaq një
përmbajtje të gjallë digjitale me spekter të gjerë të ngjyrave për foto sa më
reale dhe plot shkëlqim.

“Të
gjitha pajisjet e Galaxy S10 janë krijuar duke u marrë parasysh dëshirën e
përdoruesve tanë. Galaxy S10 është dizajnuar për përdoruesit që duan një
telefon të mrekullueshëm me performancë të fuqishme. Për ata që kërkojnë një
pajisje të tillë, është Galaxy S10 + telefoni specifikimet e të cilit janë në
nivelin më të lartë. Galaxy S10e është ndërtuar për përdoruesit që kërkojnë
veçori premium në një aparat kompakt”, – theksoi Pavle Zobundžija, drejtor
i Telekomunikacionit në përfaqësimin rajonal të Samsung Electronics.

Por sa kushton Galaxy S10?

Galaxy S10, Galaxy S10 + i Galaxy S10 në tregun shqiptar do të jenë të disponueshme nga data 8 mars 2019. Çmimet fillojnë nga 111,499L për Galaxy S10, 124999L për Galaxy S10+ dhe 92999L për Galaxy S10e.

Porositë paraprake të Galaxy S10, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 kanë filluar që më 21 shkurt 2019, dhe të gjithë përdoruesit që kanë parapaguar Galaxy S10 ose Galaxy S10 + do të përfitojnë nga Samsung Galaxy Snaps.

Më  shumë informacion mbi Galaxy S10 gjeni në: http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.