rekuperim te dhenash tre
Celulare Lajmet e fundit

ZGJIDH PROBLEMIN: rekuperim te dhenash te fshira nga smartphone Android.

KUJDES (!!) ose.al nuk mban pergjegjesi per keqperdorimin e informacioneve te permbledhura ne kete artikull, dhe per demtimet qe per rrjedhoje mund ti shkaktoni dispozitivit tuaj elektronik

Rekuperim te dhenash te fshira me ose pa dashje nga smartphone Android:

Pak a shume te gjithve i ndodh qe me ose pa dashje te fshijne te dhena nga nje smartphone. Shume shpesh biles fshijme te dhena qe ne te vertete nuk do te donim ti fshinim. Flasim per shembull per foto, video apo dokumente te tjera qe do te na duheshin patjeter ne nje moment te caktuar. Rekuperimi i ketyre te dhenave nuk eshte i pamundur. Perkundrazi mund te jete shume i thjeshte. Ka dy menyra per te rekuperuar te dhenat e humbura nga nje smartphone Android. Menyra e pare kerkon akses ne “root” per celularin, pra mundesine e modifikimit te sistemit operativ Android. Ne kete artikull nuk do te fokusohemi tek kjo menyre pak me e veshtire, por tek menyra e dyte. Kjo e fundit nuk kerkon nderhyrje ne “root“. Keshilla e pare shume e rendesishme ☝☝☝: 

Perpara se te aplikoni kete menyre rekuperimi te dhenash, beni nje BACK-UP te celularit Android

Menyraper rekuperim te dhenash pa akses ne “root” bazohet ne nje programi te quajtur “Recuva“:   rekuperim te dhenash

Eshte nje program per PC shum intuitiv dhe i thjeshte per tu perdorur, edhe per ata qe nuk kuptojne shume nga informatika dhe sistemet operative. Procedura me “Recuva” duhet te kryhet sa me shpejte te jete e mundur pas fshirjes se te dhenave qe duam te rekuperojme. Kjo eshte e nevojshme sepse sa me shume te dhena te hidhen ne smartphone pas fshirjes se te dhenave qe duam te rekuperojme, aq me shume ulet probabiliteti i suksesit.

Mjetet qe duhen ne dispozicion:

  1. Shkarkimi i programit per PC: “RECUVA” (shkarko ketu)
  2. Sigurimi i nje kabllo USB te celularit
  3. Prania e nje PC

Hapat qe duhen nderrmare:

  1. Lidhni smartphonin me PC nepermjet kabllit USB
  2. Pasi PC njeh smartphonin, nisni programin Recuva
  3. Seleksiononi tipin e te dhenave qe doni te rekuperoni
  4. Seleksiononi smartphonin tuaj si disku qe duhet te skanoni
  5. Nisni skanimin

rekuperim te dhenash nje Pas perfundimit te skanimit, programi do t’ju paraqese nje liste me te dhena qe mund te rekuperohen. Ne kete liste do te jene te dhenat qe doni te rekuperoni. Pasi ti seleksiononi do t’ju mjaftoje te klikoni tastin “Recover” ne pjesen e poshtme djathtas dritares se programit Recuva. Ju keshillojme te ruani te dhenat e rekuperuara fillimisht ne PC, dhe me pas ti hidhni ne smartphone nese deshironi. Per fat te keq duhet thene qe probabiliteti i rekuperimit te te dhenave me kete menyre nuk eshte 100 %. Por eshte nje probabilitet aq me i larte sa me e shkurter eshte koha e aplikimit te kesaj menyre pas fshirjes se te dhenave. ose. al keshillon gjithmone kryerjen e nje backup te smartphonit here pas here ne PC.

.copyright © ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.