Nubia sapo prezantoi Red Magic, një telefon per lojra. Ashtu si Black Shark i Xiaomi, Red Magic është dizenjuar me lojërat në mendje. Forma e telefonit është e inspiruar nga anijet e luftës, me shirita dritash LED mbrapa, të cilët mund të përsonalizohen. Gjithashtu ka tre ventilatorë për ta mbajtur telefonin të ftohtë, si dhe një shtresë grafiti për të shpërndarë nxehtësinë sa më mirë.
Telefon per lojrat: Skeda teknike
✅ Red Magic vjen me një ekran 6 inch me rezulucion 2,160 x 1,080 px. I gjithë ekrani është i mbuluar nga një shtresë xhami NEG Dinorex T2X.
KLIKO KETU: XIAOMI BLACK SHARK
✅Ndërkohë që dizajni dhe dritat LED janë pjesa më e veçantë e telefonit, proçesori luan gjithashtu një rrol të madh. Në këtë rast është një Snapdragon 835 me 6 ose 8 Giga RAM, në varësi të memorjes 64 Giga ose 128 Giga.
Do thoni por ky nuk është proçesori më i fuqishëm, por për një ekran 1080p është i mjaftueshëm.
Në anësore gjendet një buton i dedikuar për përformancë maksimale
✅ Përsa i përket kameras, ky telefon ka një kamera 24mpx me lente f/1.7. Kamera para është 8mpx me lente të gjerë f/2.0. Bateria është e madhësisë 3,800mAh me suport për karikim të shpejtë. Shenja e gishtit është e vendosur mbrapa dhe fatkeqësisht ka vetëm një boks. Red Magic ka një temë të quajtur po njësoj bazuar tek Android 8.1 Oreo.
Telefon per lojra: Çmimi
✅ Nubia do të jetë i gatshëm për tu blerë nga 26 Prill në IndieGogo për 399$.
Në Kinë mund të porositet nga 25 Prilli për 399$ modeli 6+64 Giga dhe 479$ për modelin 8+128 Giga.
Porositë e para do të marrin dhuratë bluza me logon, çanta apo gjëra të tjera falas. Çfarë mendoni mbi këtë celular? A ju pëlqen? Do ta blenit? Komentoni më poshtë!
Burimi: GsmArena