nokia x6
Celulare

[VIDEO] Nokia X, shihni videon e pare origjinale! Me te vertete i bukur..

Nokia X eshte celulari i ri i kompanise me nje design ultra modern. Siç ju kemi informuar me pare, celulari do te kete nje “gadishull” te tipit iPhone X ne pjesen e ekranit dhe do te jete celulari i pare Nokia “border-less”, pra pa korniza.
 
Deri tani ishin te pakta informacionet mbi prezantimin e ketij celulari, me te cilin Nokia do te kerkoje te kthehet fuqishem ne tregun e smartphone.
 
Por per here te pare nje informator “leaker” nxorri nje video me Nokia X ne duar. Ne te shihet qarte design, madhesia dhe ndertimi i celularit.
 
Presim mendimet tuaja, ju pelqen nje Nokia X me stilin e iPhone X ?

VIDEO Nokia X

[artikull i shkruar me 30 prill]

HMD është e zënë me bërjen e të gjitha përgatitjeve për lirimin e një prej smartfonëve më të diskutueshëm, Nokia X. Përkundër faktit se smartphoni u shfaq në Kinë, ai nuk është liruar zyrtarisht dhe kjo nuk do të ndodhë para 16 majit, sipas një ftese të re të dërguar në media nga HMD.

nokia x6-invite

[artikull i shkruar me 26 Prill]

Në vetëm tre ditë HMD Global do të prezantojë serinë e re X të telefonave Nokia. Sot më herët u zbulua se ky telefon do të quhet Nokia X6. Ndoshta mund të ju duket emër i dëgjuar, kjo pasi një tjetër telefon Nokia i prezantuar në 2009 me sistem operativ Symbian kishte këtë emër. Tani fotot e para zyrtare të X6 janë publikuar para kohe në Kinë. Besoj deri më tani e keni vënë re notch ose shiritin e zi në pjesën e sipërme të ekranit.

Kjo tregon dhe njëherë mungesën e ideve inovative tek smartfonët. 

nokia x6

Logoja e Nokias që zakonisht gjendet në pjesën e djathtë të  sipërme, tani duhet të vendoset në pjesën e poshtme të telefonit. Kjo pasi pjesa sipër i ka lënë vend ekranit. 

Në pjesën mbrapa X6 sjell një pamje të ngjashme me atë të Nokia 7 plus. Anësoret ngjyrë bakri dhe vendosja e dy kamerave e vërteton këtë gjë. Gjëja e vetme që ndryshon është vendosja e flashit LED. Tek X6 është e vendosur ndërmjet kameras dhe sensorit të shenjës së gishtit.  

nokia x6

 Specifikat e Nokia X6

Ky teleon do të ketë një ekran 5.8 inch me një ratio 19:9. Duke qenë se ky është një model mesatar do të fuqizohet nga proçesori MediaTek Helio P60. 4 Giga RAM do gjenden gjithashtu tek ky telefon. Një model tjetër më i fuqishëm do të ketë një proçesor Snapdragon 636 dhe 6 Giga RAM. Pika më e fortë e telefonit do të jenë kamerat me lente Zeiss.

Përsa i përket çmimit do të jetë rreth 210 euro.

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.