Lenovo
Celulare

Shikoni super telefonin që do të sjellë Lenovo! 😍

 Zëvendës presidenti i Lenovo, Chang Cheng sapo postoi një foto të një telefoni pa emër të Lenovo. Ajo çfarë e bën këtë telefon të ndryshojë nga të tjerët është raporti i ekranit me përmasat e telefonit.

 Tek postimi i bërë Cheng Chang i pyeti fansat nqs. telefoni ka një raport: a) 80-84%, b) 85-89%, c) 90-94%, ose d) 95%.

Ky raport mendohet të jetë 95% ose ndoshta më i lartë. Është e vështirë të matet raporti nga kjo foto pasi tregohet vetëm një pjesë e ekranit, por që nuk do kishte postim nqs. telefoni nuk do të kishte një super raport ekran/përmasa.

 Lenovo: A do të ketë Notch?

Nga mënyra se si është prerë, nuk dallohet nëse ky telefon do të vijë me anësore super minimale apo me Notch. Një gjë është e sigurtë nqs. do të ketë një Notch nuk do të jetë në stilin iPhone X por diçka si Essential Phone.Lenovo

Ajo çfarë mbetet për tu imagjinuar është  pjesa e poshtme e telefonit, e cila mund të jetë aq e hollë sa anësoret. Edhe Vivo me një telefon vetëm me ekran që nuk përdor Notch, ka pak të trashë pjesën e poshtme. Tjetër pikpyetje mbetet dhe vendosja e kameras para dhe sensorëve të tjerë. Fotoja mësipër është hamendësim marrë nga PhoneArena.
Gjithsesi mbetet për tu parë se çfarë do të prezantojë Lenovo. 
Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.