Vivo Nex
Celulare

Ja sa do të kushtojë super telefoni Vivo Nex😮😮

Vivo ka vendosur se do të prezantoje versionin e perfunduar të Vivo APEX  në 12 Qeshor. Ky telefon do të quhet Vivo Nex dhe do të ketë pothuajse 100% ekran. Kjo arrihet falë kameras së përparme të ndërtuar si periskop, e cila del nga telefoni sa herë nevojitet.

Sipas një fotoje të publikuar nga njË dyqan në Kinë, telefoni do të kushtojë rreth 6,998 CNY ose 1100$.

Vivo Nex

Shkrimi gjithashtu tregon dhe për një version më të lirë. Ky i fundit nuk do të ketë teknologjinë e re të kameras para. Kjo do ta reduktojë çmimin deri në 780$. Gjithashtu ky model do të ketë dhe një proçesor më të dobët Snapdragon 710$.

Duhet pasur parasysh që shkrimet e shkruara me dorë të postuara në rrjetet sociale Kineze nuk janë aq burime të sigurta informacioni. Kjo do t thotë që çmimi final mund të jetë tjetër.

Vivo Nex

Kompania duket se është e gatshme për të lançuar telefonin, pasi rreklamat nëpër qendrat tregtare Kineze po shfqen dita ditës. Një foto e publikuar tregon që ky telefon “do të jetë jashtë kësaj bote”.

Vivo Nex

 Në qoftë se kjo paisje do të jetë e ngjashme si koncepti APEX i prezantuar në Barcelonë, atëherë telefoni do të ketë dhe një skanues gishti nën ekran, dhe një sistem kamerash duale në pjesën mbrapa.

 

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.