Celulare

💣💣 Ja kur do prezantohet iPhone SE 2

Apple iPhone SE 2 ekziston dhe do të mbërrijë në shtator dhe gjithashtu do të ketë notch si iPhone X sipas thashethemeve të reja. Nuk do të arrijë në tremujorin e dytë të vitit 2018 siç sugjerohej nga thashethemet e fundit, por në shtator së bashku me pjesën tjetër të skuadrës.

iphone se 2-render-foto

Prodhuesi i famshëm i mbulesave mbrojtëse  Olixar pretendoi se iPhone SE 2 ka një dizajn të ngjashëm me atë të X (natyrisht që do të jetë më i vogël për shkak se SE është linja e smartphone kompakt nga Apple).

Për këtë arsye ka cepa shumë të hollë. Olixar gjithashtu ka publikuar një foto render, nga e cila mund të shihni edhe një kornizë metalike dhe një film qelqi për mbrojtjen e ekranit.

[artikull i publikuar me 27 Prill]

Deri tani rrjedhjet në lidhje me iPhone SE 2 kanë qenë në konflikt. Disa kanë parashikuar një redesign të madh, ndërsa të tjerët kanë sugjeruar një ndryshim të vogël në pamjen e mini iPhone. Sidoqoftë, nëse duhet ti besohemi një video të sapo dalur në internet, atëherë duket se nuk do kemi shumë ndryshime.

iphone se 2-foto1

Videoja e rrjedhur jo vetëm që konfirmon një dizajn bashkëkohor, por edhe një pjesë mbrapa prej qelqi. Ata që kanë  imagjinuar diçka si një mini iPhone X, ndoshta do të jenë të zhgënjyer në këto gjëra. Sidoqoftë, kjo duket si një lëvizje e goditur (jo të gjithë pëlqejnë iPhone X). Videoja më poshtë është marrë nga Slashleaks.

Video: iPhone SE 2

[iPhone SE 2: artikull i shkruar me 23 Prill]

Sipas disa publikimeve të reja nga një kompani e prodhimit të kasave, Apple do të prezantojë telefonin e shumëpritur SE 2 në Maj. Emri nuk është vendosur akoma 100%, por me shumë mundësi do të jetë iPhone SE 2.

iPhone SE 2 : Specifikat

Ky telefon i ri do të ketë proçesor Apple A10 Fusion. Ky proçesor debutoi me iPhone 7 dhe 7 Plus në 2016. Ky do të jetë një përmirësim nga A9 që iPhone SE ka.

Për ta bërë modelin më ‘modern’ Apple do ta heqi portën e kufjeve, edhe pse përmasat e telefonit nuk do ndryshojnë shumë, në mos fare nga paraardhësi. 

Pjesa e parme do të jetë e pandryshuar. Touch ID (sensori i shenjës së gishtit) do të gjendet përsëri tek butoni poshtë. Kjo do të thotë që SE 2 nuk do të ketë një ekran me anësore minimale apo skaner të fytyrës. Megjithatë pritet të konfirmohet pasi publikime të mëparshme kanë tregur për një dizajn si iPhone X.

 

iphone se 2 Përsa i përket pjesës mbrapa thuhet që nuk do të jetë më alumini por xhami. Ky ndryshim do ta lejojë telefonin të karikohet me wireless.

Në përgjithësi iPhone SE 2 duket si një ndryshim fare i vogël për telefonin më të lirë të Apple. Mbetet për tu parë se si ky telefon do të duket dhe në qoftë se Apple do të na surprizojë.

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.