galaxy s9 dhe
Celulare

Samsung GALAXY S9 dhe 9 funksionet inovative qe do te sjelle • ose.al

Nuk ka akoma shume informacione mbi Samsung Galaxy S9 dhe karakteristikat teknike te tij.

Ajo qe dihet me siguri eshte qe Samsung po mendon seriozisht te anticipoje daljen e S9 ne treg per te arritur te rivalizoje iPhone X. Gjithashtu dihet me siguri qe Samsung ka bere perparsi teknologjike te ndjeshme sidomos persa i perket procesorit, ekranit dhe fotokameres.

galaxy s9 dhe

Le te shohim cilat jane 9 karakteristikat inovative qe pritet te kete Samsung Galaxy S9:

1) Dual Camera

Jo vetem do te jete celulari i pare i serise S i cili do te kete sistemin Dual Camera, por ka diçka shume me entuziasmuese. Pak dite me pare Samsung publikoi arritjet e saj ne krijimin e nje fotokamere te re me sensore prej 24 MP dhe 12 MP qe premtojne nje permiresim te ndjeshem. Ato te jene shume me te lehta ne peshe, me te holla ne trup dhe do ti lejojne Samsungut te krijoje nje dispozitiv me te vertete “slim”

2) Design me i rafinuar

Fotokamera e re do ti mundesoje Samsung te implementoje tek Galaxy S9 nje ekran me te madh ne krahasim me ate te S8. Ekrani aktual “Infinity Display” do te jete me i plote, dhe pjesa e pasme e celularit do te jete akoma me e rafinuar, duke mundesuar nje celular shume te holle.

3) Ekran me “touch in-cell”

Nje opsion i tille ne te vertete ishte prezent qe ne versionin Galaxy S8, por jo ne S8+ dhe Note 8. Ky funksion aplikohet me teknologjine Y-OCTA te ekranit OLED. Ai eviton nevojen e krijimit te nje shtrese “touch” posht ekranit OLED, duke e implementuar funksionin “touch” ne xhamin e ekranit. Kjo do te lejoje nje ulje kostosh prej 30% per Samsung, dhe nje efikasitet akoma me te larte te funksioneve “touch”.

4) Procesori Exynos 9810 dhe Procesori SnapDragon 845 prej 7 nm

Ne kete aspekt eshte e kote te zgjatemi shume. Tek seria Galaxy S9 do te prezantohen procesoret e rinj Exynos 9810 7nm i prodhuar direkt nga Samsung, dhe SnapDragon 845 7nm i prodhuar nga Qualcomm. Ky i fundit do te jete nje eksluzivitet i Samsung per muajt e pare te vitit 2018. Fuqia e ketyre procesoreve do te jete e njejte me ate te Kirin 970.

5) “Neural Engine co-procesor”

Qualcomm ka publikuar se fundmi projektin e saj per procesorin e ri SnapDragon i cili do te kete nje “Neural Processing Engine”. Pra nje berthame e cila praktikisht do ti dedikohet inteligjences artificiale te celulareve. Te njejtin tim berthame do te kete dhe Exynos 9810. Pritet qe Bixby te bej nje hap te madh perpara.

6) Njohja e fytyres 3D

Procesori i ri do te mundesoje dhe nje “Face ID” per Galaxy S9. Ashtu si iPhonet e gjenerates se fundit, edhe Samsung po shkon drejt leximit 3D te fytyres dhe permiresimit te skanerit te irisit te syve.

7) Sistem i ri i “motherboard” dhe shfrytezimit te hapsires

Samsungu do te implementoje ne serine S9 dhe sistemin “PCB package” i cili mundeson vendosjen e motherboard dhe te çipeve ne nje hapesire me te vogel brenda kasave te telefonit. Kjo do ti mundesonte krijimin e hapesirave per te implementuar sisteme te reja tek Galaxy S9. Sidomos mendojme per baterine, e cila do te mund te jete me e madhe dhe per rrjedhoje me potente.

8) Sensor per kualitetin e ajrit

Me shume mundesi S9 do te jete celulari i pare Samsung i cili do te kete sensore per matjen e rrezeve UV. Gjithashtu te ashtuquajturit “Environmental Sensors”, te cilet do te mundesojne matjen e cilesise se ajrit ku gjendemi.

9) Sensor kamera prej 1000 FPS

Samsung ka kontaktuar Sony per te implementuar tek seria Galaxy S9 teknologjine “DRAM Module”. Kjo teknologji, e cila ndodhet tek Xperia XZ Premium, do te mundesoje xhirimin e videove ne super slow motion prej 1000 FPS.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

One thought on “Samsung GALAXY S9 dhe 9 funksionet inovative qe do te sjelle • ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.