Celulare Lajmet e fundit

Probleme me baterinĂ« e celularit? Bleni Oukitel K8000 😍

Oukitel ka prezantuar modelin e ri Oukitel K8000, smartphone i ri me një bateri mbresëlënëse prej 8,000 mAh, e aftë deri në 5 ditë autonomi.

oukitel k8000-detaje

K8000 është paraqitur me një trup alumini nga dizajn të ngjashëm me modelet më të fundit Huawei. Kemi një fotokamera të dyfishtë të pasme me sensorë të imazhit nga 16MP dhe 2MP, një kamera 13MP përparme dhe një ekran AMOLED prej 5.5″. Ekrani është prodhim i Samsung dhe rizolucioni HD. Ky funksion i fundit me siguri do të ndihmojë në ruajtjen e ngarkesës së mbetur të baterisë.

oukitel k8000-detaje-foto

 

Brenda trupit gjejmë një SoC MediaTek MT6750T shoqëruar nga 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Sistemi operativ Android është i bazuar natyrisht në versionin Nougat 7.0 dhe nuk ka mungesë të mbështetjes klasike të kursimit të energjisë dhe të ngarkimit të shpejtë. Për fat të keq, Oukitel nuk ka ofruar ende një çmim zyrtar të shitjes, as nuk ka vendosur datën e marketingut. Megjithatë, ne do t’ju mbajmë të informuar me lajmet që do të dalin në ditët në vijim.

ose.al – Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

2 thoughts on “Probleme me baterinĂ« e celularit? Bleni Oukitel K8000 😍

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do tĂ« bĂ«het publike. Fushat e domosdoshme janĂ« shĂ«nuar me njĂ« *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.