Blackview A7 Pro
Celulare Lajmet e fundit

Kërkoni celular ekonomik? Blackview A7 Pro 📱 për vetëm …

Jeni duke kerkuar per nje celular ekonomik? Nuk keni shume pretendime? Atehere Blackview A7 Pro mund te ju habisi nga karakteristikat dhe cmimi shume i ulet.  Blackview zgjeron familjen e celularëve me modelin e ri, një smartphone me çmim të ulët (lowcost). Prodhohet në një version të vetëm:  2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme. Një celular ky pa shumë pretendime, është perfekt për ata që janë të interesuar kryesisht në biseda dhe rrjetet sociale (si Facebook, WhatsApp, Instagram, Telegram), shfletimin e internetit dhe  përdorimin normal të kameras. blackview a7 pro-kamera Sistemi operativ është Android 7.0 i përshtatur për celularin (e njëjta që përdorin versionet e tjera të telefonave Blackview). Brenda kutisë do të gjeni vetëm gjërat thelbësore, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që janë:

  • Kablli USB-microUSB dhe ushqyesi i korrentit (5V 1A)
  • Celulari Blackview A7 Pro
  • Manual përdorues

Përshtypjet e para janë ato që keni në duar një telefoni tërësisht prej materialeve plastike. Dimensionet e telefonit janë 143 x 71 x 9.5 mm (nuk është shumë i hollë, le të themi). Pesha totale është 175gr pajisur me bateri.

Kerkoni Doogee X5 Max PRO: Lexo skeden teknike te plote këtu

Kamera, Ekrani dhe Fingerprint

Gjejmë në pjesën e përparme dy kamera 8MP+0.3MP, ekran IPS 5″ me rezolucion HD 720p dhe në fund gjejmë butonat Android. Ekran ka funksionin (si celularët LG) që mund të zgjohen me një trokitje të lehtë të dyfishtë. Mbrapa gjejmë lexuesin e gjurmëve të gishtave (fingerprint), kamera 8MP (interpoluar) dhe LED flash. Lexuesi i gishtave ka funksionin e njohjes për të zhbllokuar telefonin dhe gjithashtu na lejon një funksion shtesë. Mund të rrëshqasim faqet në ekran (nga e djathta në të majtë) vetëm nëse telefoni është i zhbllokuar, thjesht duke e prekur.

Butonat, kufjet dhe kasat e audios

Si në 90% të celularëve në treg anash gjejmë butonin e fikjes/ndezjes dhe ato të uljes dhe ngritjes së volumit. Në pjesën e sipërme është jack-u i kufjeve dhe porta USB për karikim ose për të shkëmbyer file me funksionin OTG. Poshtë gjejmë kasat e audios dhe mikrofonin për zërin.

Karakteristikat

Hapim pjesën e pasme të telefonit dhe gjejmë baterinë e lëvizshme prej 4000mAh, dhe në pjesën e sipërme tre slot. Një për microSIM, një për Nanosim dhe më në fund një për kartën microSD (mbështet deri në 32GB , sugjerojmë klasën 10). Celulari ka 16GB memorie të brendshme, 2 prej të cilave janë të angazhuar nga sistemi operativ, prandaj keni vetëm 14GB të lira. Karakteristikat kryesore janë:

  • CPU: MediaTek MTK6737 64bit
  • RAM: 2GB
  • Rrjeti: 4G
  • Ekrani: 5 “IPS HD
  • Kamera: 8MP
  • Bateria: 2800mAh
  • OS: Android 7.0

Çmimi

Çmimi është thjesht spektakolar. Për më pak se €60 jeni në gjëndje të bleni Blackview A7 Pro me karakteristika shumë të mira. Nëse ky celular do kishte emrin LG ose Samsung do shitej për jo më pak se €200. Nëse dëshironi ta bleni, kliko tek imazhi i mëposhtëm dhe do kaloni direkt tek faqja e GearBest.

gearbest

Rezultati final Doogee 5x Max Pro

Kërkoni një celular që nuk kushton shumë ▶ BLIJENI

Nëse ju nevojitet një celular i dytë ▶ BLIJENI

Ju nevojitet një celular që të zgjasi për më shumë se 2 vite ▶ MOS E BLINI 

Problemi i vetëm i këtij Blackview A7 Pro është procesori Mediatek. Të gjithë celularët që kemi patur nën duar me këto lloj proçesorësh pas 2 vitesh përdorim bëhen shumë të ngadaltë. Mos harrojmë dhe materialet plastike! 

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

8 thoughts on “Kërkoni celular ekonomik? Blackview A7 Pro 📱 për vetëm …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.