blackberry motion
Celulare Lajmet e fundit

[update] BlackBerry Motion: “i pandalshem” ne videon e re

[PERDITESIM 31/10/2017]

BlackBerry sapo ka shfaqur nje video promocionale te re te celularit BlackBerry Motion.

Kompania e prezanton smartphone-in e ri me epitetin “i pandalshem”.

Kjo sepse sipas BlackBerry, ky version do te jete me te vertete fantastik persa i perket materialeve te ndertimit. Ai do te jete BlackBerry i pare me kapacitet rezistence nga uji dhe pluhurat. Gjithashtu ekrani do te ndertohet me nje xham qe ka aftesi tejet rezistuese kunder gervishtjeve.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=FV2jMzbK1Vk” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube] [ms_pullquote align=”left” class=”” id=””]Përditësim mbi BlackBerry Motion[/ms_pullquote]

BlackBerry sapo konfirmoi daljen e celularit të ri BlackBerry Motion. Specifikat kryesore u konfirmuan të gjithë. Do kemi të bëjmë me një celular Android me ekran 5.5″ FHDSoC Snapdragon 6254GB di RAM dhe 32GB memorie të brëndshme. Bateria është prej 4000 mAh por mungon certifikimi IP68. Ajo që habit më shumë, duke ditur që flasim pë BlackBerry, është mungesa e tastierës fizike.

Karakteristikat e plota të BlackBerry Motion:

  • Ekran 5.5″ FHD IPS LCD 402 ppi
  • SoC Snapdragon 625 me GPU Adreno 506
  • 4GB RAM e 32GB memorie të brëndshme me skeda microSD deri në 2TB
  • Fotocamera kryesore prej 12MP, f/2.0, PDAF, HDR, 4K, 30fps
  • Fotocamera për selfie prej 8MP f/2.2, video 1080 30fps
  • Batteria da 4000 mAh me funksionin Quick Charge 3.0 USB-C
  • Certifikim IP67
  • Buton për gjurmën e gishtave
  • Lidhjet: WiFI 802.11ac, 5GHz, Bluetooth 4.2 LE, NFC, GPS, GLONASS
  • Përmasat: 155.7 mm x 75.4 mm x 8,13 mm

Përsa i përket çmimit flitet që do dali në Amerikë për 460$ (rreth 400€) por nuk ka akoma informacione për daljen në tergun europian.

[ms_pullquote align=”left” class=”” id=””]Artikull i shkruar më 06/10/2017[/ms_pullquote]

BlackBerry është e vendosur për të zgjeruar gjatë këtij viti katalogun e celularëvë touchscreen pa tastierën QWERTY. Android smartphone është kthyer në lajme në orët e fundit, pas lëshimit të një imazhi të ri në duart e Evan Blass. Emri i pajisjes do të jetë BlackBerry Motion.

blackberry motion-foto

Burimi nuk shtoj shumë detaje, përtej atyre që mund të nxirren nga imazhi.

Nuk do kemi tastierën fizike që ka karakterizuar shumë prej terminaleve të kësaj markë.

Në pjesën e poshtme dallojmë kufjet 3.5 mm, mikrofonin, lidhës USB-C dhe kasat e audios. Përgjatë anës, gjejmë butonin e zhbllokimit, butonin e energjisë dhe volumin. Paneli i përparmë thekson butonin shtëpi me logon e BlackBerry dhe kornizat e ekranit që nuk janë veçanërisht të vogla.

Lexo edhe: Celulari me fotokamerën më e mirë është…

BlackBerry Motion nuk do të jetë një pajisje shumë e fuqishme, sugjeron në Twitter Evan Blass. Ajo do të jetë një terminal i mesëm me ekran FullHD, Snapdragon SoC 625 ose 626, 4GB RAM, 4000 mAh bateri dhe certifikimit IP67. Pajisja tashmë është certifikuar nga FCC, kështu që dalja në treg duhet të jetë e afërt.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.