Bill Gates
Celulare Lajmet e fundit

Bill Gates tani përdor një smartphone Android >ose.al<

Me Windows Phone që i ka ardhur fundi thuajse prej nje viti, themeluesi i Microsoft Bill Gates ka vendosur që është koha për të ecur përpara. Në një intervistë me FOX NEWS, ai tregoi se tani është duke përdorur një telefon me sistemin Android. Edhe pse ai nuk e thotë modelin e saktë, ai thekson që ka shumë aplikacione të Microsoft në të, gjë e cila të bën të mendosh se telefoni mund te jetë një SAMSUNG GALAXY S8 MICROSOFT EDITION . Ky version i GALAXY S8 vjen me të gjitha aplikacionet e Microsoft të instaluara në sistem.

Microsoft filloi te shiste GALAXY S8 dhe S8 në të gjitha dyqanet zyrtare sapo Samsung nxorri ne shitje gjeneratën e re të telefonave GALAXY S. Këto aplikacione mund të instalohen në çdo telefon Android  gjithashtu dhe me anë të kësaj qasje duket se Microsoft mund të ndjekë të njëjtën strategji edhe me marka të tjera telefonash në të ardhmen.

gBill

 

Me të vërtetë Bill Gates po kalon në Andorid, ai kurrsesi nuk është i interesuar të marrë një iPhone. Ai gjithashtu ka ndaluar edhe pjestarët e tjerë të familjes të përdorin iPhone apo iPod, por ai e pranon që Steve Jobs themeluesi i Apple, ka qenë një gjeni në intervistën që ka dhënë për FOX NEWS. Ai akoma vazhdon të përdorë komjutera me sistemin e operimit WINDOWS por ai nuk do të kalojë në iPhone edhe pse e lavdëroi Steve Jobs aq shumë gjatë intervistës.

Për të parë intervistën e plotë të Bill Gates për kanalin FOX NEWS klikoni këtu.

Klevis
Student ne degën inxhinieri Kompjuterike, gjithmonë i fiksuar pas lajmeve te fundit rreth botës së teknologjisë. Dëshira për të informuar shqiptarët rreth këtyre lajmeve më bëri që të jem pjesë e ose.al.

One thought on “Bill Gates tani përdor një smartphone Android >ose.al<

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.