Lajmet e fundit

Benchmark XIAOMI MI MIX 2, konfirmohen karakteristikat teknike | ose.al

Xiaomi Mi Mix 2, trashegimtari i smartphonit famoz Xiaomi Mi Mix eshte objekt i disa informacioneve te ndryshme ne internet. Ne Prill te ketij viti ishte siti GearBest qe per here te pare nxorri disa karakteristika teknike te mundshme. Tashme edhe faqja e benchmark GFX Bench ka konfirmuar, ne baze te informacioneve sekrete, disa karakteristika substanciale te Xiaomi Mi Mix 2.

Flitet per procesorin qe me shume mundesi do te jete i tipit SnapDragon 835 dhe per memorien RAM prej 6 GB.

Lista e informacioneve gjithashtu thekson edhe sistemin operativ te bazuar ne Android Nougat versionin 7.1.1. Memoria disk pritet te jete prej 128/256 GB dhe fotokamera e tipi “Dual Camera” me nje combo dy sensoresh prej 19 MP dhe 13 MP. Ekrani normalisht AMOLED prej 6.4” QHD 2540 x 1440 rezolucion pixel. Pritet qe per te perballuar kete hardware, celulari do te kete nje super bateri prej 4.500 mAh.

Natyrisht edhe benchmark Xiaomi Mi Mix 2 konfirmon stilin pa korniza (borderless) te ekranit. Pritet qe raporti ekran – trup fizik te jete me i larte se 91%…..

Benchmark Xiaomi Mi Mix 2:

xiaomi mi mix 2 benchmark

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.