

Telefoni i parë i perthyeshem, smartfoni i Samsung, mund të bëhet realitet deri në fillim te vitit 2019 pas viteve të kaluara ne zhvillim, projekte dhe parashikime të shumëfishta. Detajet konkrete po fillojnë të dalin ne rrjet. Realizimi i një smartphone te perthyeshem nënkupton përshtatjen edhe te pjeseve elektronike te cilat duhet te jene gjithashtu te perthyeshme. Samsung SDI do të kete baterine e pare me kapacitet prej 3000 deri 6000 mAh, të gatshëm për t’u instaluar në këtë lloj të pajisjeje.
Prodhimi ne masë duhet të fillojë jo më vonë se tremujori i fundit i këtij viti, në linjë me parashikimet e analistëve, ndërsa marketingu pritet te filloje brenda muajve të parë të vitit 2019.
Bateria rezulton të jetë shumë e madhe, me qëllim që të ushqejë një pajisje që, sipas deklaratave të fundit të ofruara nga disa përfaqësues të kompanisë Samsung, do të ketë një ekran vërtetë “foldable”, pra te perthyeshem.