Celulare Lajmet e fundit

[ZYRTARE] Prezantohet në Rusi Asus Zenfone Max Plus 😍

Asus ka njoftuar në Rusi daljen në treg të Asus Zenfone Max Plus. Smartphone i ri karakterizohet nga prania e një ekrani të madh me raportin e pamjes 18:9.

Lexo edhe: Asus Zenfone 4 Pro: jeni gati të habiteni

Trupi metalik ndjek linjat e pranishme në celularin tjetër Zenfone 4 Max. Asus Zenfone Max Plus është e pajisur me një ekran IPS 5.7″ me një rezolutë FHD+ (2160×1080) dhe aspekt 18:9, SOC MediaTek 6750T me procesin e prodhimit në 28nm. Ai është në dispozicion në dy modele të ndryshme të kujtesës me 2/3GB RAM dhe 16/32GB memorie të brendshme.

Asus Zenfone Max Plus-foto-ekrani

Reparti multimedial është karakterizuar nga një kamera e dyfishtë e pasme me sensorë 16MP + 8MP (sensori i dytë ka një lente të gjerë) dhe para 8MP. Bateria është e vëllimshme me 4130 mAh dhe mbështete Fast Chanrging me 10 W (5V, 2A). Sistemi operativ është Android 7.0 Nougat me software customization ZenUI 4.0.

Specifikimet Teknike të Asus Zenfone Max Plus (M1)

  • Ekrani: IPS LCD 5.7″ FHD+ (2160×1080)
  • Proçesori: SoC MediaTek 6750T
  • RAM: 2/3GB memorie
  • Memoria e brendshme: 16/32GB të zgjerueshme përmes mikro SD deri në 256GB
  • Kamera e pasme e dyfishtë 16 + 8MP
  • Kamera e përparme 8MP
  • Bateria: 4130 mAh
  • Sistemi operativ: Android Nougat 7.0ZenUI 4.0
  • Përmasat: 152.6 x 73 x 8.8 mm
  • Pesha: 160g

Pajisja do të jetë e disponueshme në tre ngjyra: të Zezë, Argjendi dhe Ari me një çmim që ende nuk është specifikuar nga kompania.

ose.al – shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.