Asus Zenfone AR-telefoni-i-ri-asus
Celulare Lajmet e fundit

Asus Zenfone AR, njihuni me telefonin e se ardhmes…

Asus ka publikuar në kanalin e saj në YouTube një video të shkurtër që tregon Asus Zenfone AR, smartphoni i parë në botë që mbështet realitetin virtual dhe atë të zmadhuar falë pajtueshmërisë me Tango dhe Daydream VR.

Video thekson specifikimet kryesore teknike të pajisjes dhe tregon funksionimin e pjesës të saj të re. Multimedia karakterizohet nga Tricam System, domethënë tre sensorë të pasme, të dobishë për lëvizje për të matur thellësinë e fushës dhe të kapur video klasike dhe foto.

Asus Zenfone AR

Kujtojmë se  në ZenFone AR është vendosur një procesor Snapdragon 821 me 6/8GB RAM, 64/128GB  memorie e brendshme dhe 3.300 mAh bateri. Ajo ka një ekran të madh 5.7″ me rezolucion QHD dhe teknologji SuperAMOLED, dhe është i bazuar në Android versionin Nougat 7.0 me personalizimin klasik Zen UI 3.0. Fotokamera prej 23MP do habisi të gjithë për imazhet e saj spektakolare.

Të gjithë personat që e kanë provuar gjatë CES 2017 kanë ngelur të impresionuar nga ky përqendrim i teknologjisë brenda këtij smartphone. Në pritje që të tregtohet zyrtarisht në Europë, më poshtë është video e bërë nga vetë Asus.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=Ey47-i33bLI” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

3 thoughts on “Asus Zenfone AR, njihuni me telefonin e se ardhmes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.