Asus Zenfone 4 Max prezantohet me 5.000 mAh bateri – ose.al

0
266
views
Asus Zenfone 4 max bateria

Prezantimi i Asus Zenfone 4 Max:

Celulari me i ri nga Asus, Asus Zenfone, bazohet ne oferten e nje baterie me kapacitet teper te larte. Dispozitivi vjen me bateri prej 5.000 mAh dhe me opsionin “Power Master” per fazen e kursimit te baterise. Keto dy karakteristika e kthejne ate ne celularin me autonomine e baterise me te larte ne treg.

Telefoni vjen ne dy versione procesori. SnapDragon 430 Octa Core dhe SnapDragon 426 Quad Core. Persa i perket shpejtesise, versionet do te kene nje RAM 4 GB dhe ne varesi nje memorie disk prej 16/32/64 GB. Memoria do te jete e zgjerueshme me microSD. Celulari do te kete dy SIM, dhe si rralle here microSD do te kete hapesiren e dedikuar duke mos i zene vendin njeres nga dy kartat SIM.

Karikuesi i baterise nuk eshte shume i fuqishem, vetem 10W. Duhen rreth 4 ore qe bateria te karikohet ne 100%. Por gjithesesi nje karikim prej 15 minutash eshte mese i mjaftueshem per 3 ore kohe telefonatash. Gjate karikimit bateria mbetet e ftohte.

Fotokamera kryesore eshte prej 13 MP e tipit “Dual Camera” me hapje objektivi 120°. Ndersa fotokamera “selfie” prej 8MP vjen me nje hapje objektivi prej 140°. Ekrani eshte nje IPS prej 5.5” dhe 1080 pixel. Sistemi Operativ Android 7.0 i personalizuar nga Asus ne sistemin operativ ZenUI.

Eshte impresionues fakti qe me kete bateri mund te shikohen video per 22 ore pa ndalur! 😍😍😍

 

Disa fotografi te Asus Zenfone 5 Max:

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.