apple watch series 3 me karakteristika
Lajmet e fundit

Zyrtare: APPLE WATCH SERIES 3 me karakteristika revolucionare • ose.al

Se bashku me iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X, “gjiganti” i Silicon Valley prezantoi edhe serine e trete te ores se famshme Apple Watch😍.

Vjen Apple Watch Series 3 me karakteristika tashme thuajse te ngjashme me nje smartphone top class. Design i kesaj ore mbetet i mrekullueshem si versionet paraardhese. Nje nderthurje perfekte e modernes dhe klasikes. Por ora e re e Apple ka disa risi mjafte te rendesishme si ne nivel “hardware” dhe ne nivel “software”.apple watch serise 3

Revolucioni kryesor lidhet ne radhe te pare me variantin e ores me “Modul LTE” dhe “Virtual SIM“, pra karte virtuale. Ky version i Apple Watch Series 3 quhet “Cellular” dhe njihet mjafte thjeshte nga kurora e kuqe dhe rrathet e gjelber ne qender qe masin sinjalin.

Versioni “Cellular” i Apple Watch do te mundesoje telefonata dhe bisedime kesaj here edhe nese nuk jeni afer nje iPhoni. Pra Apple Watch Series 3 “Celluar” eshte krejtesisht autonom per nga aspekti i telefonise!😵

apple watch series 3

Apple Watch Series 3 vihet ne jete nga nje procesor S3. Kemi te bejme me nje Dual-Core 70% me i shpejte dhe 50% me efikas ne raport me versionin e serise paraardhese te ores se Silicon Valley.

Ora eshte gjithashtu e pajisur me nje çip wireless te quajtur W2, altometer barometrik, GPS dhe nje bateri te mjaftueshme per te pakten nje dite pune intensive!⚡

Tjeter karakteristike teper interesante eshte Inteligjenca Artificiale “Siri”. Ajo eshte shume me aktive dhe reaktive kesaj here🗣.

Ndersa nuk mund te leme pa permendur ekranin me te vertete fantastik. Ne versionin “Cellualar” ekrani funksionon edhe si antene per telefonine. Ndersa ne pergjithesi eshte tejet i bukur dhe natyrisht rezistent nga uji dhe pluhurat.

Persa i perket software, Apple Watch Series 3 funksionon tashme me sistemin operativ totalisht te ri WatchOS 4. Sistemi operativ ka mjaft funksione te reja, sidomos sportive. Mund te krijoje analiza dhe beje matje mbi aktivitete te ndryshme duke filluar nga futbolli amerikan, baseball, bowlind, kercim, surf, ski dhe lloje te ndryshme dyluftimesh. Per te garantuar nje matje dhe analize funksionale te aktiviteteve sportive te reja, ora eshte e pajisur me disa sensore avanguarde. Per me teper ka dhe nje sistem te ri monitorimi kardiak, qe tashme mund te kape raste aritmie duke parandaluar probleme te rrezikshme ne zemer💔

apple watch series 3

Apple Watch Series 3 do te jete i prenotueshem nga data 15 shtator dhe disponibel ne treg nga data 22 shtator, me kuader ne dy tipologji: dimension 38 mm dhe dimension 42 mm.

Varianti me kuader 38 mm do te kushtoje rreth 379 € nga fabrika Apple, ndersa varianti me kuader 42 mm do te kushtoje 409 €. Ndersa persa i perket versionit “Cellular” me modulin LTE akoma nuk ka informacione mbi çmimin e sakte dhe disponibilitetin ne treg.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=jUvD80mNKBM” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

copyright©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.