Apple Park_foto
Celulare Lajmet e fundit

Apple Park, video e re e marre me drone 4K

Apple Park është tashmë i pranishëm në hartat e aplikacioni Maps. Ai është i kompletuar me imazhe, funksionin Flyover dhe me shpjegime përshkruese të fushave kryesore. Mund të gëzojmë një pamje tre-dimensionale të kampusit. Disa detaje sugjerojnë se imazhet nuk janë më të fundit (p.sh. instalimi jo i plotë i paneleve diellore në çatinë kryesore).

Lexo edhe: macOS High Sierra del online

Apple Park: Teatri “Steve Jobs”

Ndër detajet në listë, është edhe “Steve Jobs Theater“. Kjo do të jetë  salla e së ardhmjes ku do të paraqiten produktet e reja. Kampusi i ri është hapur zyrtarisht, me ardhjen e punonjësve të parë brenda. Ka zëra se një prezantim i iPhone 8 do të përurojë objektin, por nuk ka siguritë në lidhje me këtë mundësi. Nëse jeni kurioz për të përdorur funksion Flyover, kërkoni për  “Apple Park” në hartat e një pajisje iOS ose Mac OS.

Më poshtë mund të shikoni një video nga Youtube.  Pamjet në 4K janë të realizuara nga sipër me ndihmën e një droni.

[ms_youtube link=”https://www.youtube.com/watch?v=VwxQnI98CKw” width=”100%” height=”100%” mute=”no” autoplay=”no” loop=”yes” controls=”yes” class=”” id=””][/ms_youtube]

 

©ose.al • Shtëpia e teknologjisë

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.