prezantimi iphone 8
Celulare Lajmet e fundit

Apple bëhet gati për një tjetër celular, flasim për iPhone …

Tashmë spekulohet se Apple nuk po përgatitë një ose dy, por 3 smartphone të rinj të bazuar në projektin e inovacionit të iPhone X. Raportet e freskëta tani sugjerojnë se kompania mund të lëshojë një rifreskim të iPhone SE  në vitin 2018. I quajtur iPhone SE 2, Apple mund të përgatisë pajisjen për të kundërshtuar Galaxy S9 ‘Mini‘, e cila supozohet të jetë oferta e tretë e Samsung në 2018.

Lexo edhe: iPhone X, celulari i fundit i Apple

Gjenerata e dytë e iPhone SE pritet të mbajë shumicën e karakteristikave të iPhone 7 të vitit të kaluar, por me një ekran me madhësi kompakte.

IPHONE SE 2-render

Nëse iPhone SE 2 do të bëhet realitet, duhet të vijë me ekran të njëjtë si iPhone SE i parë – një ekran prej 4″ me sensor touch ID, si dhe chipset Apple A10 dhe do të vihet në dispozicion në opsionet e magazinimit prej 32GB dhe 128GB.

Pajisja sipas raporteve do të ruajë pamjen e iPhone SE, do të nisë me iOS 11 me një baterinë prej 1700mAh.

Sa për çmimin, pajisja do të ketë çmim të ngjashëm si iPhone SE. Pajisja sipas raporteve së pari do të dalë në shitje në tregun indian, përpara se të shkojë në tregje të tjera. Në Kinë, kjo mund të kushtojë rreth 2,988 juan (~ 450 $), por mund të jetë më e lirë në Indi sesa modeli i gjenit të parë për shkak të një përjashtimi prej 10 për qind në detyrimet bazë doganore.

ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

4 thoughts on “Apple bëhet gati për një tjetër celular, flasim për iPhone …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.