Apple iOS 11 rritet perqindja e shperndarjes ne treg

2
324
views
apple iPhone 8 Plus-iphone X-apple iphone 8-logo-iOS 10

Rriten perqindjet e Apple iOS 11. Ne raportin e leshuar nga Apple mund te veshtrojme nje rritje graduale. Mendojme se dy muajt e ardhshem do jene te fundit per sistemet e tjera poshte iOS 9 😅😅😅. Edhe shumica e aplikacioneve nuk punojne më me sistemet operative e vjetra.

Lexo edhe: Android Nougat rriten perqindjet e shperndarjes

52% e personave qe perdorin iPhone kan perditesuar celularin e tyre ne iOS 11. Vetem 10% perdorin akoma versionet me te vjeter se iOS 10.  Ndryshe nga Androidi, Apple perqendron te gjithe celularet tek vetem 2 ose 3 versione. Te dhenat e meposhtme i referohen dates 4 Dhjetor 2017. iOS 11 gjithsesi nuk ka arritur ti afrohet rekordit të iOS 10 që vetëm në një muaj e gjysëm ishte instaluar në më shumë se 60% të iPhone / iPad. Rritja e përqindjes së iOS 11 është si rrjedhojë e shitjeve të mëdha që iPhone po realizon me celularin e fundit iPhone X.

Lexo edhe: Sa kushton me të vërtetë një iPhone X?

Apple iOS 11: Shpërndarja në tregun ndërkombëtar [Dhjetor 2017]

 

Apple iOS 11-dhjetor 2017

Ju cilin version keni tek iPhone juaj? Keni parasysh që vetëm javën e kaluar Cupertino publikoi versionin stabël 11.2 në të cilin korrigjoi shumë probleme të versionit të mëparshëm 11.1.

©ose.al • Shtepia e teknologjise

 

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

2 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.