iphone-5G
Lajmet e fundit PC Tablet

Apple fillon testet per 5G!

Është koha për të filluar testet mbi 5G për Cupertino-n. Sipas Dokumentit të Dërguar në FCC, Apple është duke planifikuar testet duke u bazuar në teknologjinë Mmwave.

Apple dhe teknologjia 5G – viti 2020

Business Insider ka raportuar lajmin, duke cituar një dokument të nënshkruar nga kompania dhe publikuar nga FCC (Federal Communications Commission), e cila tregon të gjitha parametrat e zgjedhur nga kompania e Tim Cook për testet teknike 5G. Flitet për daljen në treg të aparateve në vitin 2020.

Në mënyrë të veçantë, testi do të zhvillohet në dy lokacione të zgjedhura: një në Milpitas, Kaliforni, dhe një në Cupertino, në Mariani Avenue. Nga këto dy vende Apple do të bëjë transmetimin e saj duke përdorur frekuencat 28GHz dhe 39GHz, me mbështetjen teknike e Rohde & Shwarc. Gjatë testeve, kompania do të krijoj një lidhje celulare midis stacionit bazë trametues dhe marrësit, si në rrugë të drejtpërdrejtë në multipath. Rezultatet duhet të ofrojë të dhëna teknike për pajisjet që operojnë në operatorët e rrjeteve të ardhmen 5G.

iphone-5g-ipad-apple

Testet do të kryhen në një “periudhë jo më shumë se 12 muaj”. Apple synon  mundësinë e një iPhone 5G në të ardhmen e afërt. Cupertino nuk është kompania e parë që ka investuar në këtë fushë dhe nuk do të jetë e fundit . Samsung, Qualcomm, Intel, Ericsson: janë disa nga kompanitë që kanë filluar projekte ose eksperimente të lidhura me këtë teknologji. Teknologjia 5G përmes valëve milimetër, premton shpejtësi shumë më të lartë se standardin aktual.

[amazon_link asins=’B01LVXZRG9,B01LSUYWO0,B01LVXZTTA’ template=’ProductCarousel’ store=’osealbania-21′ marketplace=’IT’ link_id=’
3703e9ba-4521-11e7-9be1-815441f22f18′]

 

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.