Andy Rubin The Essential Product
Lajmet e fundit

Gati smartphoni i krijuesit te Android, Andy Rubin? E verteta mbi celularin “Esencial”

Celulari Esencial i Andy Rubin:

Vetem dy vite pas divorcit me Google, Andy Rubin po pergatitet te pushtoje industrine e smartphone qe ai vete ndihmoi te krijohet. Rubin, krijuesi i sistemit operativ Android, po planifikon te bashkoje njohurite e tij ne boten software me inteligjencen artificiale per nje objektiv jo pak te rrezikshem: hardware per konsumatorin. I “armatosur” me nje ekip prej me shume se 40 personash te rekrutuar nga Apple Inc. dhe Alphabet Inc. i Google, Rubin po pergatitet te njohe boten me komanine e tij te re: “Essential”.

Nje kompani e dedikuar prodhimit te produkteve te shumllojshme ne boten e teknologjise, Essential po punon sidomos per te nxjerre ne treg produkte “smart”. Projekti kryesor perfshin nje smartphone “borderless”, pra pa korniza, me nje ekran “edge to edge”. Disa jave me pare, ne shfaqjen “Consumer Electronics” ne Las Vegas, Andy Rubin diskutoi projektin e tij me disa kompani prodhuese hardware per smartphone.

Andy Rubin ka rregjistruar kompanine “Essential Products Inc.” ne Kaliforni ne muajin nentor te 2015. Ne fund te 2016, kompania Essential deklaroi si objektiv te saj prodhimin e smartphoneve, tablet, aksesore dhe programe software per perdorim kompjuterik. Shume gjera jane akoma te paqarta, njera nga te cilat eshte fakti nese produktet e reja do funksionojne me baze Android.

Nderkohe qe smartphoni eshte akoma nje prototip, Rubin mendon te kategorizoje kete produkt ne zonen “Top Class” ku mbizoteron iPhone i Apple Inc dhe Pixel i Alphabet Inc nga Google. Pritet pra qe prototipi i ri te prodhohet me materiale te nivelit te larte. Ka shume mundesi qe ky prototip te konceptohet ndryshe nga smartphonet e tjere, sidomos persa i perket mundesise se zhvillimit nepermjet shtimit te “moduleve” te jashtme.

Andy Rubin shiti Android ne 2005 tek Google. Ai zhpenzoi 8 vjet si programuesi kryesor i Google, duke e kthyer sistemin operativ nga nje projekt te vogel ne sistemin operativ dominant te globit. Ne 2014 Andy Rubin dha doreheqjen nga Google. Projekti i tij i pare, me te cilin vazhdon te punoje, ka te beje me Inteligjencen Artificiale dhe robotiken.

Rubin eshte i bindur qe Inteligjenca Artificiale eshte e ardhmja e teknologjise. Ai ka deklaruar: “Platformat e reja kompjuterike shfaqen cdo 10-12 vjet. Cila do te jete platforma e rradhes?…Mendoj se do kete te beje me informacionin dhe me njerezit qe do te mundohen ti mesojne shume gjera te reja Inteligjences Artificiale

Kompania “Playground Global”, e para e Andy Rubin, ka mbledhur nje fond prej 300 milion dollare investimesh nga Hewlett-Packard Co. dhe Hon Hai Precision Industry Co. Gjithashtu Foxconn eshte ne bisedime me Andy Rubin per te mundesuar prodhimin e smartphonit te tij te ri.

Te pakten nje prototip i celularit esencial te Andy Rubin mendohet te kete nje ekran sa ai i iPhone 7 Plus (5.5 inch) por qe ngjan me i madh fale mugeses se kornizave. Pra me nje ekran edge to edge. Kompania e Andy Rubin gjithashtu po mundohet te implementoje dhe teknologji te reja, si per shembull perdorimi i presionit te prekjes mbi ekran per funksione te ndryshme. Mendohet se ekipi i Andy Rubin po teston nje prodhim me materiale metali dhe qeramike.

Inxhenieret e Essential po zhvillojne nje “modul” te jashtem qe do te sherbej si karikues por edhe si sistem hardware per zgjerimin e funksioneve te celularit. Ky “modul” mendohet te jete me materiale manjetike dhe do te krijoje mundesine e nderlidhjes dhe me aksesore te tjere. Per shembull, me sa flitet inxhenieret e Andy Rubin po punojne per krijimin e nje fotokamere ne forme sfere qe do te mund te beje fotografi 360 grade ne rizolucion te larte.

Andy Rubin me sa kuptohet ka objektiv te nxjerre ne treg celularin e tij esencial rreth mesit te ketij viti, me nje cmim thuajse te njejte me iPhone 7 e sotem (rreth 600 euro). Gjithsesi asgje nuk eshte e sigurte ne keto momente.

Ekipi i inxheniereve te Andy Rubin vijne kryesisht nga Google dhe Apple, dhe jane nga programatoret me te famshem ne bote si per shembull: Rebecca Zavin, Joe Tate, Linda Jiang dhe Jason Keats.

Nje gje eshte e sigurte: vete Andy Rubin ne profilin e tij twitter, ka hedhur fotografine e pare te celularit te tij Esencial me mbishkrimin: “Jam me te vertete i lumtur per menyren se si po krijohet. Mezi pres qe te perdoret nga me shume duar….” Flet natyrisht per celularin qe mban ne dore ne foton e artikullit qe sapo lexuat !!

 

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.