apple wallpaper-android wallpaper-shkarkoni foto HD falas-celular-wallpaper-Shtëpia e teknologjisë
Lajmet e fundit

📸 Android P – Ja kur do dali + Wallpaper 😍 • Thjesht spektakolare

Android P – Dalja zyrtare

Android P po vjen, i plotësuar me një emër definitiv. Sipas zakonit është gjithmonë Evan Blass – aka @evleaks – ai që lëshon lajmin. Dalja përfundimtare e sistemit operativ celular të Google Android 9.0 është gati të lëshohet më 20 gusht.

Njohtimi është raportuar në Twitter me pak të dhëna të tjera: siç mund ta shihni, mesazhi i fshehtë – jo shumë, për të qenë i sinqertë – tregon kalendarin e gushtit me një P të gjelbër në korrespondencën e ditës së 20-të.

android p dalja zyrtare

Android P Wallpaper

Rikthemi për rubrikën tonë me fotot më të bukura HD për celularin. “Shtëpia e teknologjisë” do publikojë një artikull mbi imazhet/fotot më të bukura në internet. Ju mund ti përdorni për sfondin e celularit tuaj. Nuk ju ngelet gjë tjetër që çdo javë të kaloni nga website ynë dhe të shkarkoni foto sfondi HD dhe imazhe spektakolare. Gjatë kësaj jave kemi zgjedhur fotot ZYRTARE të Android P Wallpaper që janë thjesht spektakolare.

 Android P Wallpapers-foto

Shkarko edhe: Foto HD për celularin tuaj

Fotot do karikohen direkt në faqen tonë personale në Cloud. Çdo javë do karikojmë foto me tema të ndryshme. Imazhet janë me kualitet shumë të lartë dhe do jen perfekte për celularët tuaj si:  Galaxy S8, Nexus 5X etj. Sot të gjitha fotot kan të bëjnë me imazhe abstrakte. Kemi vendosur të karikojmë fotografitë tek www.mega.nz

Mega ofron të gjithë klientëve të saj 50GB falas ku mund të karikoni në mënyrë automatike të gjitha fotografitë e celularit tuaj. Mund të shkarkoni dhe aplikacionet e saj në Apple Store, Google Play Store, Windows Phone Store dhe BlackBerry World. Nuk është e nevojshme që të regjistroheni për të shkarkuar fotot por 50GB falas mund të ju hyjnë në punë për shumë gjëra (file, video, foto, programe etj.)

  app android windowsphoneapp_blackberry_world    

Për të shkarkuar të gjitha fotot e kësaj jave klikoni tek ikona e mëposhtme:

©ose.al

Albani
I diplomuar në Inxhinieri në Itali, kam si pasion teknologjinë mobile duke u fokusuar më shumë te akserorët nga më të ndryshmit. Më pëlqen të shkruaj mbi informacionet e reja të botës teknologjike dhe prandaj krijova "ose.al - Shtëpia e teknologjisë".
http://www.ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.