Android Oreo 8.0: lista e plotë e celularëve [Dhjetor 2017]

63
3719
views
android oreo-android nougat 7.0

Android Oreo 8.0 u paraqit më në fund dhe imazhet e fabrikës për GooglePixel dhe Nexus janë tashmë në dispozicion. Po përsa i përket përditësimeve zyrtare të prodhuesve? Në këtë artikull do paraqesim se cilat smartphone do të marrin përditësimin në Android 8.0 Oreo. Lista, sipas rendit alfabetik bazuar tek marka, do mbahet e përditësuar në bazë të informacionit të ofruar nga prodhuesit në javët dhe muajt e ardhshëm.

Lexo edhe: Krahasim: Android O vs Android Nougat

Android Oreo: lista e celulareve

Sa i përket lançimit të smartfonëve të rinj, mund të jetë LG V30 dhe Sony Xperia XZ1, të cilat mund ta shohin dritën tashmë me Oreo. Galaxy Note 8, që u paraqit më 23 gusht doli Android 7.1.1 Nougat . Nëse nuk e gjeni celularin tuaj në këtë listë mos u dëshpëroni, nuk është e thënë që domosdoshmërisht nuk do të marrë versionin e ri.

1Android 8.0 Oreo – Asus

ASUS ka njoftuar zyrtarisht se do të azhornoj gamën ASUS ZenFone 3 dhe gamën e re ZenFone 4 për Android Oreo 8.0. Versioni i ri do të sjellë gjithashtu përditësimin e ndërfaqes në ASUS ZenUI 4.0. Shtëpia Taiwanese po planifikon të përfundojë azhornimet deri në gjysmën e dytë të vitit 2018 duke u dhënë përparësi modeleve të reja. Ja dhe lista e celularëve që është konfirmuar deri në këtë moment [Nëntor 2017]

2Android 8.0 Oreo – Acer

Acer është zhdukur nga bota e celularëve (asnjë celular në 2017) dhe mendojmë se asnjë nga celularët e saj do azhornohen në Android Oreo. I vetmi që mund të ketë mundësi është ACER Liquid Z6 Plus.

3Android 8.0 Oreo – BlackBerry

I vetmi celular që shtëpia kanadeze ka konfirmuar që do azhornohet është:

Nuk kemi asnjë informacion përsa i përket familjes DTEK dhe celularit top BlackBerry DTEK60

4Android 8.0 Oreo – Essential

Essential, kompania e re e Andi Rubin do përditësojë patjetër celularin e saj të vetëm nëse dëshiron të ruaj premtimet që bëri para daljes në treg.

5Android 8.0 Oreo – General Mobile

Edhe dy celularët Android Plus do përditësohen direkt me Android Oreo 8.0

  • General Mobile 6
  • General Mobile 5 Plus

6Android 8.0 Oreo – Google

Për momentin celularët Google mund të përditësohen me imazhet e Anroid 8.0 që janë online. Gjithsesi mendojmë që shumë shpejtë do vijë dhe azhornimi OTA.

  • LG Nexus 5X
  • Huawei Nexus 6P
  • Nexus Player
  • Google Pixel
  • Google Pixel XL
  • Google Pixel C
  • Google Pixel 2
  • Google Pixel 2 XL

7Android 8.0 Oreo – Huawei e Honor

  • Huawei P10
  • Huawei P10 Plus
  • Huawei P10 Lite
  • Honor 8 Pro
  • Honor 9
  • Honor 9 Premium
  • Huawei P8 Lite 2017
  • Huawei Nova 2
  • Huawei Nova 2 Plus
  • Huawei Mate 10
  • Huawei Mate 10 Pro
  • Huawei Mate 9
  • Huawei Mate 9 Pro
  • Huawei Mate 9 Porsche Design
  • Huawei Y7 Prime

Ka shumë mundësi që edhe Honor 6A e Honor 6A Pro të marrin Android Oreo por nuk kemi akoma konfirmime nga Huawei.

8Android 8.0 Oreo – HTC

Zyrtare është fakti që HTC do përditësojë deri tani vetëm këto 3 modele:

Por besojmë se shumë shpejt lista do të rritet me shumë modele të tjera si U11 dhe U Play.

9Android 8.0 Oreo – Lenovo

Lista e celularëve Lenovo që do përditësohen në Android Oreo.

  • Lenovo Zuk Edge
  • Lenovo K8 Note
  • Lenovo K6 Note
  • Lenovo K6 Power
  • Lenovo Zuk Z2 Pro

10Android 8.0 Oreo – LG

Sic e përmëndëm në fillim të artikullit LG mund të jetë prodhuesi i parë që të nxjerr në treg një celular me Android Oreo 8.0. Përsa i përket listës të azhornimeve ja celularët që deri më tani janë konfirmuar:

11Android 8.0 Oreo – Motorola

Motorola sapo publikoi sot më datë 15/09 listën e plotë e celularëve që do të azhornohen. Përditësimet do fillojnë nga fundi i muajit tetor. E gjithë seria G4 mendojmë se nuk do të azhornohet më shumë se Android 7.1.1

12Android 8.0 Oreo – Nokia

Edhe Nokia nuk don të ngeli mbrapa me përditësimet tani që sapo ka filluar të fitoj pak terren në treg. Më poshtë lista e celularëve që deri më tani janë konfirmuar:

Sot, vjen konfirmimo nga CEO i Nokia se të gjithë celularët Nokia të HMD do të përditësohen me Android 8.0 Oreo. https://twitter.com/sarvikas/status/903867368052490240

13Android 8.0 Oreo – OnePlus

OnePlus tashmë ka deklaruar zyrtarisht se OnePlus 3 dhe 3T do të marrin Oreo deri në fund të vitit, kështu që ne duhet të jemi të qetë (duke shpresuar që të mos përsërisim atë që ndodhi me OnePlus 2 dhe Nougat). Do të marrin përditësimin:

14Android 8.0 Oreo – OPPO

Ja dhe lista e plotë e celularëve OPPO që do azhornohen në Android Oreo:

  • OPPO F3 Plus
  • OPPO F5
  • OPPO F3
  • OPPO R11
  • OPPO R11S
  • OPPO R11 Plus
  • OPPO A77
  • OPPO R9S
  • OPPO R9S Plus

15Android 8.0 Oreo – Samsung

Natyrisht, celularet e fundit të Samsung Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus do të përmirësohen (plus Galaxy Note 8). Ende nuk ka konfirmim zyrtar, por bazuar në sjelljet e fundit nga gjigandi i Koresë së Jugut, ne mund të themi se nuk duhet të ketë probleme edhe për Galaxy S7 dhe S7.

  • Galaxy Note 8
  • Galaxy S8
  • Galaxy S8+
  • Galaxy Tab S3
  • Galaxy S7
  • Galaxy S7 Edge
  • Galaxy A3 (2017)
  • Galaxy A5 (2017)
  • Galaxy A7 (2017)
  • Galaxy A8 (2017)
  • Samsung Galaxy J7 Pro (2017)
  • Samsung Galaxy J7 Prime
  • Samsung Galaxy A9 (2016)
  • Samsung Galaxy A7 (2016)
  • Samsung Galaxy A5 (2016)
  • Samsung Galaxy A8 (2016)
  • Samsung Galaxy Note FE

Sipas informacioneve të fundit kësaj liste i shtohen edhe celularët e mëposhtëm (ky informacion nuk është i konfirmuar nga Samsung).

 

16Android 8.0 Oreo – Sony

17Android 8.0 Oreo – Xiaomi

Xiaomi zakonisht nuk i liron përditësimet shumë shpejt, kështu që do të duhet të presim disa muaj para se të mund ta shohim atë në smartfonët e saj.

18Android 8.0 Oreo – ZTE

ZTE akoma nuk ka konfirmuar asgjë, por fjalët e korridorit flasin që së shpejti do vijnë azhornimet në Android Oreo për:

  • ZTE Axon 7
  • ZTE Axon 7 Mini
  • ZTE Blade V8
  • ZTE Blade V7
  • ZTE Axon Pro
  • ZTE Axon 7s
  • ZTE Nubia Z17
  • ZTE Max XL
  • ZTE Axon Elite
  • ZTE Axon Mini

 

Shkurt 2018 ©ose.al • Shtepia e teknologjise

Mos harroni të na ndiqni edhe në:
20

63 KOMENTET

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.