android-o-vs android nougat
Krahasime Lajmet e fundit

KRAHASIM: Android O vs Android Nougat, ja ndryshimet kryesore | ose.al

Android O vs Android Nougat

Perditesimi ne Android O per celularet eshte gati. Ky perditesim ka nje seri risishe mjafte interesante per perdoruesit Android. Keto risi do te kene te bejne me nderfaqen dhe me disa sherbime qe thjeshtezojne perdorimin e celularit Android.

Ne kete artikull do te fokusohemi tek nderfaqja, e cila perben piken e pare te takimit me nevojat e perdoruesit.

Ndiqni foto dhe pershkrimet e meposhteme per diferencen e nderfaqes Android O vs. Android Nougat

(foto majtas per Android O dhe foto djathtas per Android Nougat)

#1 HOME SCREEN

Nuk ka shume ndryshime ne nderfaqen “Home”. Por tashme dihet qe me perditesimin ne Android O, ikonat e ekranit do te jene me te unifikuara dhe me te peraferta me njera tjetren per sa i perket pamjes.

android o vs android nougat

 

#2 “PERDJA E NJOFTIMEVE”

Shihet ndryshimi i nderfaqes ne ngjyren e background. Kalojme nga ngjyra e zeze ne ngjyren e bardhe. Per kete arsye edhe ikonat e perdorimit te shpejte jane ne ngjyre te zeze, per te krijuar kontrastin e duhur. Jo te gjitheve do ti pelqeje ky ndryshim.

android o vs android nougat nje

 

#3 KERKIMI  I APLIKACIONEVE

Ne kete aspekt nuk do te kete thuajse asnje ndryshim thelbesor. Shihet qe ne pjesen e siperme djathtas, ku ndodhen ikonat e komandimit te dritareve eshte shtuar mundesia e minimizimit. Ndersa ne pjesen e poshteme, aty ku kemi shigjetat zhvendosese te faqeve, nderfaqja eshte trasparente dhe jo me e zeze.

android o vs android nougat dy

 

#4 GOOGLE ASSISTANT

Nuk ka shume ndryshim nderfaqja. Por risia e madhe qendron ne faktin qe me Android O do te mund te chatohet me asistentet Google per problemet e ndryshme qe mund te hasim.

android o vs android nougat tre

 

#5 SETTINGS

Ne kete seksion nderfaqja ka ndryshimet me te medha midis Android O dhe Android Nougat. Ikonat dhe opsionet e aplikacioneve ne “settings” jane mbledhur ne grupe me te medha ne baze te funksionit. Ndersa ndryshimi ne ngjyrat dhe tipin e ikonave eshte gjithashtu drastik.

android o vs android nougat kater

 

#6 COPEZIMI I EKRANIT ME “MULTITASKING”

Ndryshimi padyshim me i pelqyeshem qe sjell Android O. Behet fjale per mundesine e hapjes se disa dritareve njekohesisht pa patur nevoje te ndryshohet e gjithe nderfaqja. Ne kete menyre mund te punohet me disa aplikacione ne te njejten kohe dhe ne te njejten nderfaqe.

android o vs android nougat pese

 

#7 APP MEMORIA

Aplikacioni i menaxhimit te memories ka ndryshime shume interesante te nderfaqes. Shihet qe ajo eshte me moderne, estetikisht me e bukur dhe ka me shume informacione mbi memorien dhe si ta menaxhojme ate.

android o vs android nougat gjashte

 

#8 BATERIA

Edhe aplikacioni i baterise, ashtu si ai i memories, ka ndryshime interesante ne nderfaqe. Objektivi edhe ne kete rast eshte te thjeshtezohet perdorimi dhe leximi i te dhenave qe vijne nga bateria.

android o vs android nougat shtate

 

#9 APP FOTOKAMERA

Ne kete aspekt ndryshimet jane thuajse te paperfillshme. Kjo ndodh sepse kamera varet edhe nga tipi i celularit qe do te perdoret.

android o vs android nougat nente

 

.copyright © ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

21 thoughts on “KRAHASIM: Android O vs Android Nougat, ja ndryshimet kryesore | ose.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.