android
App Lajmet e fundit

ANDROID 9 “P” (Pistachio Ice Cream), ja ku po bazohet perditesimi!

Megjithese pjesa me e madhe e clulareve akoma duhet te perditesohet ne Android 8 Oreo, dalin lajmet e para per perditesimin Android 9 “P”. Kujtojme qe aktualisht vetem 1% e perdoruesve ne bote kane perfituar nga perditesimi i Android Oreo 8.0. Por kjo nuk do te thote qe Google nuk eshte e perqendruar ne zhvillimin e sistemi te ri operativ.

Pasardhesi i Oreo aktualisht quhet me emer te koduar “Pistachio Ice Cream”. Google ka percaktuar per zhvilluesit dhe programuesit Android disa shtylla ku do te punohet per sistemin e ri operativ te “robotit jeshil”.

1. Objektivi i pare i Google eshte te ndryshoje diçka ne strukturen e sistemit Android, per te terhequr akoma me shume perdoruesit aktual te iOS. Ideja eshte qe Android te kthehet ne jo vetem me funksional por edhe me te thjeshte per te gjithe.

2. Objektivi i dyte ka te beje me arkitekturen e Android P, e cila duhet ti pershtatet sa me shume celulareve me design “modern”, pra me ekranin thuajse totalisht pa korniza, duke u munduar te shfrytezoje te gjithe hapesiren ne dispozicion.

3. Objektivi i trete ka te beje me “Google Assistant”. Inteligjenca aritificiale eshte e ardhmja e sistemeve operative. Rritja e kapacitetit te funksionimit te Google Assistant per te kaluar Siri ne te gjitha aspektet. Gjithashtu do te kerkohet te pervetesohen edhe shume funksione qe aktualishti ka vetem Alexa, asistentja e Amazon.

4. Objektivi i katert ka nje emer: IOT (Internet of Things). Nderlidhja sa me shume e sinkronizuar e te gjithe dispozitiveve elektronik qe asistojne njeriun ne jeten e perditshme. Jo vetem celulari apo kompjuteri, por edhe televizori, kaloriferi, dritat, frigoriferi, elektroshtepiaket, makina e te tjera.

5. Objektivi i peste eshte implementimi total i “Project Treble”. Celularet qe kane sistem operativ te bazuar ne Android, duhet te ruajne nje pjese memorie e cila brenda do te kete vetem Android Puro ashtu siç eshte i prodhuar nga Google. Kjo do ti mundesoje perdoruesve nje perditesim te sistemit operativ shume me te shpejte se aktualisht.

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.