Galaxy S9 ose iPhone X-kush fiton
Lajmet e fundit

Prezantimi i Galaxy S9! A është më i mirë se iPhone X?

Kush është më i miri? Kjo është një nga dilemat më të mëdhaja në botën e smartphonëve. Samsung ose Apple? Galaxay S9 ose iPhone X? Ndërkohë shikoni videon e prezantimit të Galaxy S9 dhe S9+ dhe pastaj rezultatet nga Consumer Report!

Video: Prezantimi i Galaxy S9 dhe S9+

Raporti nga Consumer Report

Consumer Report është një kompani Amerikane jo fitim prurëse e cila punon krah për krah me konsumatorin për të testuar produktet e ndryshme. Testimi i rradhës ka qenë se kush eshte me i miri: Samsung Galaxy S9 ose iPhone X?

Pas testimit Samsung galaxy S9 mori plot 81 pikë më shumë nga iPhone X.

Apple nuk ka pasur një rezultat të lartë për shkak të çmimit të lartë. Me këtë rezultat S9 vendoset në vend të parë në kategorinë e telefonave duke ja kaluar Galaxy S8 Active. Ndërkohë telefonat e Apple zënë vendin e 6-8.galaxy s9

 Galaxy S9 ose iPhone X? Çfarë tregon ky testim?

Testimi tregon disa arsye se pse S9 rënditet i pari. Kamera e mirë, ndërtimi më i mirë dhe trupi më ergonomik ishin disa nga arsyet që shtuan pikë. Ndërsa bateria mesatare dhe fakti që telefonat nuk janë ndonjë përmirësim i madh nga S8 ishin arsye për ulje pikësh. Risi si AR Emoji apo matësi i kalorive u konsideruan si të panevojshme.

KLIKO KETU: iPhone 8 RED – Edicion Special

Këto në fakt janë risi që Samsung i vendosi tek S9 vetëm se dhe telefonat e tjerë i ofrojnë apo eshte një trend rritës.

Në përgjithësi një rezultat i tillë tregon që Galaxy S9 do të ketë shitje të larta në SHBA.

Megjithatë duhet të presim për të parë se sa telefona do të shesë Samsung para se të lançojë Galaxy S10. Telefon ky që do të shënojë 10 vjet nga lançimi i Galaxy S të parë.

Burimi : CR

 
Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.