Lajmet e fundit Tablet Tablet Windows

Akuza | drejtori i Microsoft thote iPad Pro ka kopjuar Surface Pro • ose.al

“Apple ka kopjuar Surface Pro per krijimin e iPad Pro:

Ne javet e fundit kemi pare prezantimin e disa tablet te kategorise top class. Ne vecanti i referohemi tableteve te Microsoft dhe Apple. Modelet Surface Pro dhe iPad Pro jane prezantuar si tablet qe do te jene ne gjendje te zevendesojne nje laptop te mirfillte. 

Megjithesedy modelet kane shume diferenca njera me tjetren, ne lidhje me software dhe hardware, eshte e qarte qe shpesh furnitoret dhe per rrjedhoje sherbimet mund te kene ngjashmeri. Drejtori Egzekutiv i projektit Surface, mister Ryan Gavin, ka deklaruar ne nje interviste qe iPad Pro eshte nje shembull i qarte i aplikimit te teorise se Microsoft per te hedhur ne treg nje dispozitiv me funksion 2 ne 1. Pra laptop dhe tablet.

” Mendoni, ne rast se ne do te shikonim nga Apple, nuk do te kishim prodhuar nje produkt si Surface Pro apo Surface Book” tha Gavin.

“Ne kemi studiuar dhe perfeksionuar produktet tona ne kategorine 2 ne 1 per vite me rradhe. Por kur fillimisht Surface u hodh ne treg te gjithe ishin skeptik, perfshi dhe Apple. Me pas ama kopjuan idene tone, dhe iPad Pro eshte nje shembull i qarte.”

kopjuar Surface Pro Eshte e veshtire te thuash ne kete moment se cili nga dy tabletet siguron nje funksion laptop me te mire. Por gjithesesi dikush mund te thote qe iPad Pro ne pergjithesi eshte me shume tablet se sa kopmjuter, ne rast se krahasohet me Surface Pro. 

Kjosepse dihet qe sistemi operativ Windows eshte nje sistem me shume “miqesor” me kompjuterin. Duhet thete ama qe disa optimizime dhe permiresime qe i jane bere sistemit iOS 11 e afrojne akoma me shume iPad me nje produkt edhe kompjuterik.

E kemi fjalen ketu per permiresimet e iOS 11 ne sistemin e menaxhimit te te dhenave (File Managment). 

Teoria Apple ka kopjuar Microsoft per prodhimin e iPad Pro duhet provuar pak me qarte nga ana e Microsoft. Kjo do te jete akoma me e thjeshte kur sistemi iOS 11 do te hidhet ne azhornimin e sistemit operativ qe kane ne kete moment dispozitivet Apple te te gjithe botes. Presim te shohim perballjen iPad Pro vs Surface Pro ne vazhdim…

©ose.al

Andi
Interesi për teknologjinë futuriste dhe ndikimin real që kjo e fundit mund të ketë mbi jeten e njeriut, më ka shtyrë të bëhem pjese e "ose.al - Shtëpia e Teknologjisë". Objektivi është të ndaj informacionet dhe njohuritë e detajuara mbi botën mobile, tablet, tv, personal pc etj. Teknologjia dhe shkenca janë besimet e mia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.