Lajmet e fundit

A do jetë OnePlus 7 Pro një gabim i OnePlus?

 

Kompania OnePlus është një nga kompanitë  e pakta që ka bërë emër shumë shpejtë në botën e telefonave. E nisur si një brand me zero njohje nga publiku dhe e kthyer në një brand shumë të dashur dhe të njohur për publikun. E gjitha kjo në vetëm 5 vite, që në ditët e sotme është e jashtëzakonshme.

Oneplus 7 del ne shitje dy

 

OnePlus është në prag të lançimit të përvitshem të modeleve të reja. Por ky vit sipas fjalëve të shumta do të jetë ndryshe nga vitet e tjera.

Deri më tani flitet se këtë vit, për herë të parë OnePlus do të prezantojë dy modele telefonash. Versioni “normal” OP7 dhe OP7 Pro. Çmimi i të parit pritet të jetë 600$ ndërsa i Pro 700$. Një lëvizje kjo e marrë nga Samsung, Apple apo Huawei.

Por ka një gjë. Ky nuk është OnePlus që ne njohim dhe duam, në fakt mund të jetë një gabim.

 

Ky nuk është OnePlus që ne njohim!

 

OnePlus

Që në fillim OnePlus është orientuar tek konsumatorët e pasionuar pas teknologjisë. E ka bërë këtë duke ofruar parametra super me një çmim shumë të ulët. Gjitashtu dhe me anë të marketingut super të mirë. Telefoni i parë OP1 doli me një çmim 300$. Për kohën ky çmim ishte gjysma e çmimit në krahasim me telefonat e tjerë. Çdo vit ky çmim  pësoi rritje deri në pikën ku OP 6T shitej për 550$.

Por normalisht çmimet do të vinin në rritje. OnePlus mbajti çmimet e ulëta dhe pësoi ca humbje. Por e gjitha kjo në këmbim të “BOOMIT” që bëri.

Por nuk është problemi tek paratë

Ajo çfarë e bënte OnePlus special në këto vitet e fundit nuk ishin vetëm çmimet e ulëta. Fakti që OnePlus prezantonte vetëm një telefon në 6 muaj. Në gjysmën e parë prezantohej linja bazë (OP3, OP5, OP6). Në gjysmën e dytë modelet pak më të përmirësuara ( OP 3T, 5T dhe 6T).

Kur modeli i ri dilte në treg, modelet e vjetra ndalonin së prodhuari dhe shiteshin me çmime promocionale. Pra kur shkoje të blije një OnePlus të ri e dije që gjithmonë do të merrje telefonin më të mirë dhe më të ri që ofronte kompania.

Drejtuesit e OnePlus kanë provuar të nxjerrin një version me parametra më të ulëta në formën e OP X. Por në fund kjo ide nuk ju duk i mirë dhe premtuan se:

Që tani e tutje, do të fokusohemi vetëm në telefonat “flagship” dhe nuk do të hyjmë në kategorinë e telefonave të “mesëm”

Por pse ky ndryshim tani?

Këtë vit do të marrim një version “inferior” dhe një “superior” të të njëjtit model. Verisioni Pro do të vijë me një sistem kamere “pop-out” pa asnjë notch në ekran. Një kamera me tre lente me një Zoom të fuqishëm si dhe një lente me kënd të gjerë.  Në anën tjetër versioni normal do të ketë një notch për kameran para. Gjithashtu do të vijë me vetëm dy kamera mbrapa. Një lente normale dhe një telefoto me Zoom të fuqishëm. Në brendësi të dy këto telefona do të jenë të njëjtë ose shumë të ngjashëm.

Kush supozohet të blejë OnePlus 7 Pro?

Duke nisur me një çmim prej 700$, ky telefon është në rrezen e Galaxy S10 dhe iPhone X. Telefona që për mendimin tim OP7 Pro nuk mund të krahasohet. Madje dhe modelet më të lira të Samsung S10e dhe të Apple iPhone XR janë në disa kategori më të mirë se OP7 Pro.

“Nëse nuk e pëlqeni, bleni modelin bazë për 600$”

Kjo duket si një këshillë e mirë dhe besoj shum fansa të OnePlus do ta zbatojnë. Megjithatë, besoj se për 2 arsye do të jetë pak zhgënjim për fansat blerja e versionit bazë. Së pari OP7 duket gati si një “OP 6T+T” dhe së dyti ka një version pak më të mirë për vetëm 100$ më shumë.

Kjo është një tradhëti për idealin e OnePlus. Telefonat e saj janë konsideruar gjithmonë si “flagship killer”, “një zgjedhje e zgjuar” përsa i përket parametrave dhe buxhetit. Tani do të kemi “zgjedhjen e zgjuar” dhe “telefonin më mirë që mund tju ofrojmë”.

Të gjithë këto faktor që përmenda më sipër më bëjnë të mendoj që OnePlus do të ketë një vit zhgënjyes. Shumë fansa të kompanisë mund dhe të mos kalojnë në modelet e reja këtë vit. Fakti që dhe Google sapo lançoi Pixel 3a dhe 3a XL me të njëjtën kamera si Pixel 3 dhe 3XL por me gjysmë çmimi dhe përfomancë pak më të ulët, nuk e ndihmon fare OnePlus.

Megjithatë e gjitha ngelet për tu parë në muajt në vazhdim.

Enes Karini
Student i informatikës në Gjermani dhe prej më shumë se 5 vitesh lexues i rregullt i çdo lajmi mbi botën e teknologjisë. Tek "Shtëpia e teknologjisë" mu dha mundësia të shkruaj rreth pasionit tim.